Zyrtarja e lartë Europiane vlerëson kthimin e anijes turke në port

0

“Kreu i Komisionit Evropian në 16 shtator vlerësoi kthimin në port të anijes eksploruese turke, duke thënë se kjo do të ndihmonte në uljen e tensioneve në Mesdheun Lindor.

“De-përshkallëzimi në Mesdheun Lindor është në interesin tonë të përbashkët”, tha Ursula von der Leyen në fjalimin e saj vjetor në Parlamentin Evropian në Bruksel, duke e quajtur kthimin e anijes Oruç Reis “një hap pozitiv në këtë drejtim “

Kthimi i anijes ishte “i nevojshëm për të krijuar hapësirën aq të nevojshme për dialog”, shtoi von der Leyen, duke shprehur solidaritet me Greqinë dhe administratën qipriote greke të Qipros Jugore dhe duke u zotuar për të mbrojtur “të drejtat e tyre legjitime e sovrane”.

Turqia të hënën ktheu Oruç Reis, në port për furnizime dhe shërbimet e mirëmbajtjes.

Greqia, Qiproja Jugore dhe anëtarët e tjerë të BE janë përpjekur të bllokojnë ekspeditën kërkimimore të Turqisë, me pretendimin se po kërkohet në ujërat greke, duke përdorur një pamje maksimaliste të territorit detar të Athinës bazuar në ishuj të vegjël pranë bregdetit turk.

Turqia, thotë se kjo pikëpamje është e paligjshme dhe nuk ka asnjë kuptim dhe ka nxitur negociata pa parakushte për të vendosur ndarjen e drejtë të burimeve të rajonit.

Turqia është dhe do të jetë gjithmonë një fqinj i rëndësishëm,” tha von der Leyen, duke pranuar sesi Turqia pret miliona refugjatë Sirianë dhe përballet me shumë sfida në rajon.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.