Zjarret në vendin tonë nuk dinë të ndalen

0

Zjarret në vendin tonë nuk dinë të ndalen ku vatra të reja shfaqen çdo ditë. Ndërkohë disa të tjera vijojnë.

Mbrëmjen e djeshme një zjarr masiv ka përfshirë një sipërfaqe me ullishte dhe pyllin me shkurre e bimësi në fshatin Drenovë, Mallakastër. Deri më tani janë djegur 40 hektarë me ullishte pyll dhe shkurre.

Ndërkohë disa vatra të tjera vijojnë të jenë aktive në Tiranë, Lezhë e Fushë-Krujë.

Kodrat e Priskës në kryeqytet prej disa ditësh vijojnë të jenë në flakë ku janë djegur shumë pyje. Ndërhyrja e zjarrëfikëses është e vështirë për shkak të terrenit jo favorizues.

Në Fushë-Krujë, në malin e Gamtit janë djegur dhjetra hektarë pyje e kullota.

Për shkak të terrenit tepër të thyer dhe mungesës së rrugëve është e pamundur të ndërhyhet nga toka.

Prej disa ditësh vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në kodrat e Kastrës në Elbasan.

Dhjetra hektarë shkurre dhe ullishte janë djegur deri më tani dhe situata paraqitet serioze.

Flakët e ndihmuar nga era përhapen në të gjithë territorin, ndërkohë që në pjesën prapa kodrës së Kastrës rrezikojnë të djegin banesat.

Nga autoritetet dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme ndërkohë që policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Prej disa ditësh  kodrat e Priskës në kryeqytet janë përfshirë nga zjarret të cilat vijojnë ende.

Sipërfaqe të mëdha shkurresh janë djegur ndërkohë që ndërhyrja e zjarrëfikëses është e vështirë për shkak të terrenit jo të favorshëm.

Ndërkohë gjatë orëve të mbrëmjes, zjarret duket sikur i kanë ndezur kodrat.

Vetëm dy ditë më parë, Presidenti Ilir Meta publikoi në faqen e tij në Facebook një video ku shfaqeshin forcat zjarrëfikëse të cilët donin të shuanin zjarrin me mjete rrethanore.

Një zjarr masiv ka përfshirë një sipërfaqe me ullishte dhe pyllin me shkurre e bimësi në fshatin Drenovë Mallakastër mesnatën e djeshme (15 shtator).

Deri më tani janë djegur 40 hektarë me ullishte pyll dhe shkurre.

Zjarri ka nisur rreth mesnatës ndërkohë që intesiteti ka rënë, kjo dhe në sajë të punonjësve të zjarrëfikëses.

Sipas banorëve flakët kanë marrë përmasa të mëdha e duke iu afruar shtëpive.

 Terreni është i vështirë për ndërhyrjen e zjarrëfikseve. Ndërkohë disa zona në Fier janë nën pushtetin e flakëve.

Sipas zjarrfikëseve të Fierit zjarret kanë përfshirë kodrat e Gjorgozit në Cakran duke djegur shkurre e ferra duke rrezikuar edhe vreshtat.

Terreni është i thyer duke bërë të vështirë shuarjen e flakëve. Në ndihmë kanë shkuar përveç forcave zjarrëfikëse edhe banorë të zonës.

Gjithashtu zjarret kanë rënë edhe në masivet me ullishte por më pas zjarri është shuar.

Pasditen e djeshme një zjarr ka rënë edhe në Grecalli në toka bujqësore por më pas është shuar.

Ende nuk ka një fatuë të dëmeve nga zjarret në Fier por përbëjnë një kërcënim për komunitetin.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.