ZHGËNJIMI

0

“DASHURI” NË INTERNET

Rrëfenjë

…Ajo ishte një vajzë që sapo i kishte kaluar të katërmbëdhjetë vjetët e jetës. Ishte në moshën kur puberteti i femrës e përcjell atë në ëndrra dhe aventura nga më fantastiket. Ishte në moshën kur dashuria e sjellë nga librat dhe ndjenja e brendshme që buron nga  organizmi në pjekje të ftojnë për aventura…

…Ai ishte një djalë që nuk i kishte mbushur të njëzetepesë vjetët e jetës. E kishte kaluar fazën e adoleshencës dhe kishte bërë goxha hapa në rrugën e pjekurisë.

…Të dy, një ditë, tek fluturonin valëve të internetit gjetën njeri tjetrin. Filluan shkëmbimet e para dhe dalëngadalë u “njohën“ sa fjalët që burojnë nga ndjenjat  e çiftëzimit të ktheheshin në  vargje poetike e përbetime për dashuri të përjetshme…

Vazhduan kështu me ditë e javë të tëra derisa i shkundën tërë ndjenjat dhe e mbaruan tërë fjalorin ku bënin fole fjalët e dashurisë…

…Një ditë vendosën të takoheshin. Ishin jo vetëm nga një qytet por edhe nga e njëjta lagje…

…U takuan. Ai ishte një djalë i bukur dhe ajo i një vajzë e bukur Të merrnin në qafë kur i shikoje…

…Djali i kërkoi marrëdhënie intime, të shkonin diku e t’i vërtetonin njeri tjetrit ato që kishin thënë e stërthënë në përbetimet e tyre në efir…

…Vajza hezitoi…

…Ai nuk hezitoi. E mori vajzën në krahë dhe, ndërsa ajo përpëlitej e thërriste për ndihmë, e zhveshi, e përdhunoi…

…Këtë lajm, me emër e mbiemër, me adresë të plotë, e përcollën të hënën media e shkruar dhe ajo elektronike greke…

…Djali ishte arrestuar…

…Vajza ishte zhytur në tmerrin e një veprimi që i kishte ardhur nga e panjohura që fshihet pas një njohje në efirin e kohëve moderne.

Unë nuk i jap emrat dhe as adresat e dy personazheve të kësaj ngjarjeje.
E kam një arsye që gjithkush e di.
E kam edhe një këshillë që të gjithë e dinë:

Kujdes nga njohjet në “dritën e hënës“!
Kujdes nga njohjet “në efirin e kohës”!

Abdurahim Ashiku

Comments

comments

Share.

About Author

Abdurahim Ashiku

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.