Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave qeveria ka miratuar një akt normativ nëpërmjet të cilit i zgjat vlefshmërinë e pasaportave që skadojnë përgjatë këtij vitit deri më 31 dhjetor 2020.
“Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit dhe ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe të ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave vendosi:
Neni 2
Në ligjin nr.8668, datë 23.10.2000, “Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë për jashtë shtetit”, të ndryshuar, pas nenit 14/2 shtohet neni 14/3, me këtë përmbajtje:
“Neni 14/3
Dispozitë kalimtare
Afati i vlefshmërisë së pasaportave të shtetasve shqiptarë, që përfundon brenda vitit 2020, zgjatet deri në datën 31 dhjetor 2020”, thuhet në VKM.