Vetëvendosje propozon rezolutë, ku Kuvendi i Kosovës të mos përkrahë zotimet e Kryeministrit në Uashington

0

Raportimi i kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti për marrëveshjen e Uashingtonit dhe procesin e dialogut në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë ka nisur me rreth 4 orë vonesë.

Në fjalën e tij Hoti ripërsëriti qëndrimet se në këtë proces nuk do të preket integriteti territorial i vendit dhe se marrëveshja e Uashingtonit është një hap para marrëveshjes finale mes dy vendeve.

Deputetet e partive opozitare kritikuan kryeministrin ndërsa deputetët e Vetëvendosjes propozuan rezolutë, ku nder tjera kërkohet që Kuvendi i Kosovës të mos përkrahë zotimet e Kryeministrit në Uashington. 

Përplasjet e partisë më të madhe opozitare dhe kryeministrin Hoti për dështim në sigurimin e njohjes dhe pranim për hyrjen e vendit në nismën rajonale minishengen, kreu i qeverisë me ironi iu është drejtuar atyre se me këtë qasje nuk do ‘të mund të shkojnë askund’.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.