Vetëm një kamion me lëndë të parë hyn nga Serbia në Kosovë…

0

Vetëm një kamion me mallra serbe ka hyrë në Kosovë që nga e shtuna, pavarësisht vendimit të Qeverisë së Kosovës për heqjen e tarifës për importin e lëndës së parë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci i ka thënë se pas vendimit të Qeverisë, në vend ka hyrë vetëm një kamion me produkte të plastikës ambalazhuese.

“Sa i përket importit të produkteve nga Serbia pas vendimit te qeverise kemi pasur vetëm nje import me produkte të plastikës ambalazhuese. Derisa produkte tjera ka pasur por me takse prej 100% dhe ato kane qene te sasive të vogla”, ka thënë Stavileci.

Në bazë të statistikave nga Dogana, shihet se nga e premtja janë importuar kumbulla të thara, rërë natyrale, pllaka, fleta prej plastikave dhe artikuj të tjerë, poashtu nga plastika. Për importin e këtyre produkteve, kosovarët kanë shpenzuar vetëm 2 mijë e 439 euro.

Ndryshe, të shtunën, është bërë zhdoganimi i lëndës se parë (produkte ambalazhuese) e cila ka kaluar sipas vendimit të Qeverisë se Kosovës.

Gjatë një viti, Kosova, pas vendosjes se tarifës në vitin 2008, ka importuar lëndë të parë nga Serbia me vlerë prej rreth 26 milionë euro.

Qeveria e Kosovës të premten ka miratuar vendimin për heqjen e tarifës për importin e lëndës së parë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Në vendim thuhet se nga mesanata e datës 20.03. 2020 do të hapen gjashtë pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, për importimin e lëndës së parë. Kurse, deri më 1 prill Qeveria e Kosovës do të nxjerrë një vendim tjetër për vënien e masave të reciprocitetit në vend të tarifës 100%.

Tarifën 100 për qind e kishte vendosur qeveria e kaluar e Kosovës, e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, në nëntor të vitit 2018. Që nga ajo kohë, dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë ishte ndërprerë, çka edhe u pasua me kërkesat e vazhdueshme të Uashingtonit e Brukselit për heqjen e kësaj mase.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.