Vendimi që mundohet të “ndalojë” seancën e mocionit ndaj qeverisë Kurti…

0

Qeveria e Kosovës mbrëmë ka nxjerrë një vendim përmes të cilit ndalon lëvizjen dhe tubimet e qytetarëve shkaku i rrezikut nga coronavirusit. Por, është pika IV e këtij vendimi e cila duket se është menduar që të ndalojë edhe seancën për mocionin e mosbesimit qeverisë Kurti.

Në pikën IV të këtij vendimi thuhet se ndalohet tubimi në të gjitha mjediset, si private e edhe publike, si në ambiente të hapura e edhe të mbyllura.

“Pika IV e vendimit të Qeverisë ndalon tubimet në të gjitha mjediset – private dhe publike, të hapura dhe të mbyllura”, thuhet në pikën IV të vendimit të Qeverisë, të cilin e kontestoi presidenti Hashim Thaçi, i cili tha se atë do ta dërgojë në kushtetuese.

Vetëvendosje, këto ditë përmes zyrtarëve të saj ka thënë se nuk ka kushte që të mbahet seanca për mocionin e mosbesimit të thirrur nga LDK.

Tani, duket se qeveria e udhëhequr nga lideri i VV’së, ka shkuar edhe një hap më tutje, duke e ndaluar edhe me vendim qeveritar, tubimin e deputetëve për ta mbajtur këtë seancë.

Në anën tjetër, zyrtarë të LDK’së që po insistojnë se seanca duhet të mbahet, përmendën mundësinë që kjo seancë të mbahet në ndonjë ambient tjetër, e jo në sallën e Kuvendit, duke e mos e përjashtuar si mundësi që ajo të mbahet edhe në ndonjë ambient të hapur.

Por, me vendimin e qeverisë Kurti, ndalohet tubimi edhe në ambiente të hapura, që rrjedhimisht, nëse mendohet që seanca të mbahet edhe në shesh, ajo ndalohet sipas vendimit të qeverisë.

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, ka thënë se Gjykata Kushtetuese mund t’i japë epilog situatës së krijuar lidhur me vendimin e Qeverisë për kufizim të lirisë së lëvizjes dhe kundërshtimit të Presidentit që e quajti atë anti kushtetuese.

“Për vendimin e Qeverisë dhe kundërshtisë së Presidentit. Vetëm Gjykata Kushtetuese mund ta sqarojë këtë. Mesazhi i Presidentit sa kuptova ishte që lënda të shkojë në Gjykatën Kushtetuese. Deri atëherë duhet të zbatojmë vendime pa gjykuar”, tha Haziri për Klan Kosovën.

“Lus gjyqtarët që në afatin më të shpejtë të zbardhet çështja që ne të mos interpretojmë vendime. Ne nuk mund të sillemi në kundërshtim dhe nuk mund të lejojmë që qytetarët të bëhen simpatizantë të vendimeve. Në shtratin tonë kemi ujin e turbullt. E drejta e zbërthimit të kushtetutshmërisë i takon Gjykatës Kushtetuese”, theksoi ai.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha se qeveria shkeli Kushtetutën kur vendosi kufizimin e lëvizjes së qytetarëve.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se nëse qeveria nuk e shfuqizon vendimin për kufizimin e lëvizjes, atëhere nga kjo situatë vendin nga kjo situatë mund ta nxjerrë vetëm Gjykata Kushtetuese. Kreu i Nismës ka thënë se kjo cështje duhet urgjentisht të adresohet për të mos lejuar eskalimin e situatës, për të cilin ai thotë se po duket që ka të interesuar.

Ai ka ftuar të gjithë që t’ia lënë Gjykatës Kushtetuese të jep mendimin rreth këtij vendimi të kontestuar të qeverisë. Duke shtuar se kjo është e vetmja rrugë.

Postimi i Limajt:

Nëse qeveria nuk e shfuqizon vendimin që mori për kufizimin e lëvizjës, nga kjo situatë e paparë deri më tani, vendin mund ta nxjerr vetëm Gjykata Kushtetuese.

Kjo çështje duhet urgjentisht të adresohet për të mos lejuar eskalimin e situatës, që siç po duket ka të interesuar.

Ftoj të gjithë që t’ia lënë Gjykatës Kushtetuese të jep mendimin rreth këtij vendimi të kontestuar të qeverisë. Kjo është e vetmja rrugë!

Më i ashpër ka qenë analisti politik, Shkëlzen Maliqi ka thënë se Qeveria Kurti nuk po propozon, por po merr vendime për masën e kufizimit, e që kjo mund të merret vetëm nga Kuvendi i Kosovës. Sipas tij, Kryeministri po realizon grushtet në mënyrë antikushtetuese

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë Kurti po shrytëzon përhapjen e pandemisë për të cilën ka edhe vet faj.

“Kjo i bjen se Kurti po realizon grushtet bolshevik në mënyrë antikushtetuese duke e shfrytezuar përhapjen e pandemisë për cka ka edhe vetë faj sepse pengoi shpalljen rregullare të gjendjes së jashtëzakonshme një javë më parë”, ka shkruar Maliqi.

Postimi i plotë:

Qeveria e përgjysmuar e LV nuk propozon por merr “vendimin” e urëgjences, masën e kufizimit të lëvizjes, që mund të merret vetëm nga Kuvendi i Kosovës me 2/3 e votave. Kjo i bjen se Kurti po realizon grushtet bolshevik në mënyrë antikushtetuese duke e shfrytezuar përhapjen e pandemisë për cka ka edhe vetë faj sepse pengoi shpalljen rregullare të gjendjes së jashtëzakonshme një javë më parë.

Propozim-vendimi i Qeverise së Republikës së Kosovës për “kufizimin e lirisë së lëvizjes në nivel vendi” është interpretuar edhe nga avokati kosovar, Dastid Pallaska.

Në një postim në facebook Pallaska ka thënë se përveç se u raportua në media, në faqen zyrtare të kryeministrisë nuk ka të publikuar asnjë vendim, përpos propozim vendim.

“Deri më tani vendimi i Qeverisë nuk është publikuar. Me sa pash mediat kanë publikuar një propozim vendim. Nëse vendimi është ende vetëm propozim, anëtarët e Qeverisë duhet ta dijnë që propozimi shkelë rëndë jo vetëm Kushtetutën por edhe demokracinë në vend. Kjo për shkak se zhvesh Kuvendin – dhe me të edhe sovranin – nga e drejta e patjetërsueshme kushtetuese që të vendosë për kufizim të të drejtave dhe lirive kushtetuese në nivel vendi”, ka shkruar ndër të tjera Pallaska

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.