Veliaj flet për teatrin…

0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj sqaroi se pse u bë shembja e ndërtesës së Teatrit Kombëtar në orët e hershme të mëngjesit të së dielës.

Sipas tij, kjo u bë për shkak se në atë orë kishte më pak njerëz.

“Së pari u prish në të gdhirë sepse donim që vendimi i shumicës të respektohej duke prekur sa më pak pakica. Kishte më pak njerëz që mund të konfrontoheshin. Në momentin që ka më pak njerëz konfrontimi është më i vogël. Kam 24 orë që marr mallkime më vdektë djali. Me gjithë këto mesazhe dhe gjuhë urrejtje, kjo vërteton se ata nuk kanë lidhje me teatrin. 100 herë do ta merrja këtë vendim”, tha Veliaj në “Opinion”.

Kjo ngjarje u shoqërua me reagime nga faktorët ndërkombëtarë të cilët thanë se godina u prish në një kohë që ata kishin kërkuar dialog mes palëve.

Megjithatë Veliaj ka deklaruar se disa prej tyre i kanë kërkuar ndjesë. Ai tha se për këtë çështje janë kryer 12 seanca dialogu me ndërkombëtarët.

“Me komunitetin ndërkombëtar ka patur 12 seanca dialog, një pjesë e tyre janë ambasadorë të rinj, një pjesë më kanë kërkuar ndjesë pasi ju çova evidencën.

Pasi u informuan shumica e këtyre ndërkombëtarëve që kryetari i bashkisë përpara se ky të emërohej ambasador, kishte qenë 12 herë në 12 seanca, që ishte tërhequr nga kulla mbi teatër, ishte tërhequr nga prekja e sipërfaqes së teatrit, ishte tërhequr nga bashkëpunimi me privatin, me të drejtë thanë që u paske dalë borxhit”- tha Veliaj.

Ndërsa ka folur për projektin e ri të godinës së Teatrit Kombëtar, Erion Veliaj e ka lënë të paqartë në përgjigjen e tij, nëse në vijim të këtij teatri do të përfshihen kullat e shumëpërfolura. Në një intervistë në emisionin “Opinion”, Kryebashkiaku tha se askush nuk mund të pengojë bashkinë të zhvillojë pronat e saj.

E para e punës askush nuk ta të drejtë t’i thotë bashkisë të mos zhvillojë pronat. Bashkia mund të bëjë aty një hotel dhe t’ia shesi Sofitelit apo Hiltonit. Mund të bëjë një shkollë, mund të bëjë një park, është de drjeta e bashkisë të zhvillojë pronat dhe kjo historia më garanto ti mua…..

Më pyet tani se çfarë do të bëjmë me kullotat në Kashar. Sapo ju provova që kjo bashki ka 5 fishuar buxhetin. Po si është rritur buxheti vetëm nga taksat? Nga fuqia e kësaj bashkie për të mos lënë hapësirë pa shfrytëzuar

Presidenti ka bërë një hile, duke iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese. I pyetur, përse nuk priti vendimin e Gjykatës Kushtetuese për prishjen e godinës së teatrit, Veliaj tha se Presidenti i vendit ka shkuar në vendin e gabuar.

“Presidenti ka bërë një hile, sepse ky është akt administrativ dhe duhej drejtuar në Gjykatën Administrative. Ju sjell rastin e Kopshtit Botanik. Në Kopshtin Botanik e kuptuan që është akt administrativ dhe rektorati i Tiranës që mund të mos jenë të pëlqëimit tim, bëri rrugën e duhur. Presidenti ka vajtur në vendin e gabuar për të bërë një hile” u shpreh Veliaj.

Më tej duke vijuar argumentimin e tij, Kryetari i Bashkisë së Tiranës tha se vendimi që Teatri Kombëtar të mos hynte në godinat e mbrojtura është vendosur nga Bujar Leskaj.

“Ky urdhri që nuk e ka Teatrin Kombëtar në godinat e mbrojtura është firmosur nga Bujar Leskaj, ish-Ministër i Kulturës në atë kohë”, u shpreh Veliaj

Duke iu rikthyer sërish Presidentit, ai tha:

“Vajti presidenti bëri një hile, ndaj atyre të vetëve se mua s’ma hedh njeri dhe e çoi në Gjykatën Kushtetuese, atë që duhej çuar në Gjykatën Administrative”.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.