Ushtria zbret në rrugët e Tiranës…

0

Forcat e Armatosura të ushtrisë kanë zbritur në çdo lagje të Tiranës për të monitoruar në bashkëpunim me policinë e shtetit respektimin e rregullave të situatës COVID-19 nga qytetarët.

Në çdo supermarket dhe bankë në fashat e orareve 6.00 – 10.00 dhe 16.00 – 18.00 do jenë efektivë të Forcave të Armatosura dhe të Policisë së Shtetit për të mundësuar zbatimin e rregullave për shkak të COVID-19.

Ministrja e Mbrojtjes Xhacka ka postuar disa foto të efektivëve me shkrimin: ”Të gjithë bashkë, ju dhe ne, në zbatimin e PADISKUTUESHËM të rregullave të vendosura për këto ditë të vështira.”

Ajo ka theksuar se ata kanë lënë në shtëpi familjet e tyre e po bëjnë të pamundurën për t’ju mbrojtur në mënyrën më të mirë që ata dine, disiplinimin.

Ministrja ka theksuar edhe disa këshilla në lidhje me situatën.

1.Ndiqni këshillat e specialistëve
2.Respektoni oraret
3.Mbani rradhën në supermarkete e banka
4.Ruani distancën 2 metër nga njëri – tjetri
5.Respektoni masat mbrojtëse në ambjentet publike
6.Qëndroni në shtëpi me familjet tuaja
Gjithashtu ka shprehur mirënjohje për cdo efektiv të FA e Policisë së Shtetit të cilët janë në krye të detyrës në këto ditë të vështira për të gjithë botën.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.