Ushtria do të zbresë në terren për pastrimin e inerteve…

0

Kryeministri Edi Rama është shprehur i bindur se mazhoranca e ka bërë detyrën e saj për t’a mbyllur Reformën Zgjedhore brenda 31 majit, siç ishte lënë dakord nga palët politike, e pikërisht për këtë motiv zgjedh të mos bëjë më deklarata, por ta mbyllë këtu diskursin politik. Teksa opozita ka akuzuar mazhorancën se është shkaktare që nuk u arrit mbrëmjen e djeshme pasi “nuk hiqte dorë nga privilegjet e saj”, Rama i quan si dezinformim.

“Sa për Reformën Zgjedhore dhe dizinformimet që vazhdojnë, do të presim edhe sot pa folur pasi kemi bërë pjesën tonë duke respektuar afatin 31 maj”, shkruan Rama. Megjithatë, Reforma Zgjedhore nuk ka qene fokusi i vetëm shefit të qeverisë. Ai ka njoftuar se ditën e sotme se për të përshpejtuar procesin e rindërtimit të zonave të tërmetit, do të zbresë në terren ushtria për pastrimin e inerteve nga sheshet e Rindërtimi.

“Sot kemi angazhuar edhe ushtrinë për operacionin e pastrimit të inerteve nga sheshet e Rindërtimit, ku shpejt do të nisin projektet“, shprehet Rama.

Nga ana tjetër nuk ka lënë pa një përgjigje opozitën, e cila e ka akuzuar se ka shkuar për fundjavë në Paris me charter personal, për të kaluar fundjavën në kohë pandemie. Në përgjigje të tyre, Rama shprehet se ka qenë për një vizitë informale të nivelit të lartë vetëm një ditë.

“Unë s’jam në Francë po në Shqipëri qysh pardje! Kam shkuar pasditen e të premtes e jam kthyer mesditën e të shtunës për një vizitë informale të nivelit të lartë dhe “shpenzimet e luksit e të fundjavave jashtë” ua kam lënë atyre që të vetmen punë kanë të më shajnê ditë-natë! Pikë”, përfundon kryeministri Edi Rama.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.