Ursula von der Leyen e cilëson si lajm të shkëlqyer vendimin për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut…

0

Presidentja e KE-së Ursula von der Leyen e cilëson si lajm të shkëlqyer vendimin për çeljen e  negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë. “Lajm i shkëlqyeshëm për Ballkanin Perëndimor dhe BE. Unë jam e kënaqur që shtetet anëtare dhanë dritën jeshile për të filluar bisedimet e pranimit për Shqipërinë dhe Maqedonia e Veriut. Shpresoj që udhëheqësit e BE të miratojnë këtë javë. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE. Urime Edi Rama dhe Oliver Spasovski” shkruan Presidentja e KE-së.

Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli teksa përshëndet vendimin për negociatat shkruan se tani kemi nevojë për lidhje të forta më shumë se kurrë, referuar pandemisë nga koronavirusi. “Disa lajme të mira në një periudhë të vështira: Ministrat e punëve të Jashtme të të BE dhanë miratimin për fillimin e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. BE-ja ka mbështetur gjithnjë të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor. Ne kemi nevojë për lidhje të forta me fqinjët tanë, tani më shumë se kurrë” shkruan ai.

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ka përgëzuar Shqipërinë për vendimin për çeljen e negociatave. “Sot është një ditë historike për Shqipërinë. Shtetet anëtare kanë marrë vendimin unanim për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Uroj Shqipërinë për hapin e madh të bërë drejt anëtarësimit në BE. BE do të vazhdojë të qëndrojë pranë Shqipërisë, si gjithmonë, me mbështetjen e saj politike, financiare dhe teknike për të ndihmuar popullin shqiptar të përmbushë ëndrrën e tij për t’u bërë qytetarë të BE-së. Sot, ne jemi një hap i madh më afër këtij objektivi të përbashkët‘ shkruan Soreca.

Mesazhi i plotë i Luigi Soreces
Sot është një ditë historike për Shqipërinë. Shtetet anëtare kanë marrë vendimin unanim për të hapur negociatat e pranimit. Dëshiroj ta uroj Shqipërinë për hapin e madh të bërë drejt anëtarësimit në BE.

Ajo çka ndryshon nga sot është se Shqipëria ka një status të ri përballë Bashkimit Evropian. Tani e tutje, do të zbatohen një sërë rregullash të reja që do ta ndihmojnë popullin shqiptar që t’i bashkohet, sa më shpejt që të jetë e mundur, familjes që i përket.

Metodologjia e re e paraqitur nga Komisioni dhe përparimi i qëndrueshëm i bërë nga Shqipëria në muajt e fundit kanë qenë të rëndësishme për marrjen e vendimit të sotëm. Dua të theksoj veçanërisht frymën e kompromisit dhe unitetit të treguar nga të gjitha palët politike për reformën zgjedhore.

Cilat janë hapat e ardhshëm? Shtetet anëtare i kanë dhënë mandatin Komisionit që të fillojë përgatitjen e rregullave të lojës, e ashtuquajtura kornizë e negociatave. Shtetet anëtare kanë kërkuar gjithashtu që Shqipëria të marrë masat përfundimtare në disa fusha të rëndësishme në mënyrë që të mblidhet sa më shpejt që të jetë e mundur Konferenca e parë Ndërqeveritare.

Tani është thelbësore që vendi të bashkohet dhe t’i realizojë këto masa. I takon kryesisht qeverisë të ndërmarrë veprime dhe të përgatisë menjëherë një plan të strukturuar veprimi për muajt e ardhshëm. Por kjo punë është një përpjekje e gjithë shoqërisë, që do të ketë nevojë për bashkëpunimin e të gjitha institucioneve, opozitës dhe shoqërisë civile.

Muajt ​​e fundit kanë qenë shumë sfidues për popullin shqiptar. Tërmeti i 26 nëntorit ju goditi rëndë dhe kriza e tanishme COVID-19 po e trondit vendin. Por ju keni reaguar dhe po reagoni me sakrificë, kurajë dhe angazhim.

Edhe në këto çaste të vështira ju vështruat përpara dhe treguat vendosmërinë tuaj për të vazhduar rrugën drejt BE-së. 97% prej jush e bënë këtë të qartë shkurtin e kaluar.

Mesazhi juaj është dëgjuar në BE dhe nga shtetet anëtare, të cilat kanë treguar solidaritetin e tyre në Konferencën e Donatorëve në Bruksel muajin e kaluar.

BE-ja do të vazhdojë të qëndrojë pranë jush, si gjithmonë, me mbështetjen tonë politike, financiare dhe teknike, për t’i ndihmuar shqiptarët të përmbushin ëndrrën e tyre për t’u bërë qytetarë të BE-së. Sot, ne kemi hedhur një hap të madh më pranë këtij objektivi të përbashkët.

Një vendim që pasqyron punën e qeversië shqiptare! Kështu e ka cilësuar ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim vendimin e ministrave të jashtëm të Bashkimit Europian. “Vendimi i Bashkimit Europian për të hapur bisedimet  pasqyron punën e palodhur nga qeveria shqiptare dhe njerëzit. SH.B.A. do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht reformat dhe hapat e tjerë të nevojshëm për të arritur anëtarësimin. Urime dhe suksese”, shkruan Kim.

Në draftin final të Këshillit Europian rekomandohet hapja e procesit të negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian.

Këshilli rekomandon që në mbledhjen e ministrave të jashtëm të BE në samitin që do të mbahet në Zagreb në muajin maj të hapet drita jeshile për të dyja vendet. Por para konferencës së parë të negociatave, Këshilli kërkon nga Shqipëria që të plotësohen tre kushte. Reforma zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE, ngritja dhe funksionimi i Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykates së Lartë pas marrjes së opinionit nga Komisionini Venecias dhe rezultatet e para në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrpusionit nga organet e reja të drejtësisë, janë tre kriteret që KE kërkon që të plotësohen nga Shqipëria.

Më tej duke vlerësuar progresin e bërë në disa fusha dhe plotësimin e kritereve që u vendosën në qershorin e 2018-ës, KE kërkon që të shikohen me vëmendje edhe disa ccështje, si dënimi i shitblerjes së votave, censusi i popullsisë, ligii për minoritetet, aplikimet për azil të shqiptarëve në vendet e Unionit, si dhe marrja e nje vendimi përfundimtar për ligjshmërinë e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019.

Raporti i plotë i KE-së për Shqipërinë
“Pasi shqyrtoi raportin e përditësuar të Komisionit më 2 mars 2020 lidhur me progresin e bërë nga Republika e Shqipërisë, Këshilli mirëpret faktin se vendi ka treguar vendosmëri për të vazhduar axhendën e reformave të BE-së dhe ka arritur rezultate të prekshme, duke plotësuar kushtet e pëcaktuara në qershor 2019 nga Këshilli për hapjen e negociatave. 
Duke parë progresin e kryer në reformat dhe në plotësimin e kushteve të përcaktuara njëzëri nga Këshilli në qershor 2019, Këshilli vendos të hapë negociatat me Republikën e Shqipërisë, çka duhet të miartohet nga vendet anëtare të Këshillit Evropian.    

Këshilli merr parasysh synimin e Komisionit për të filluar punën përgatitore menjëherë. Konferenca e parë ndërqeveritare duhet të organizohet sa më shpejt që të jetë e mundur pas miratimit të kuadrit të negociatave nga Këshilli.

Përpara konferencës së parë ndërqeveritare, Shqipëria duhet të miratojë reformën elektorale në përputhje të plotë me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, të sigurojë një financim transparent të partive politike dhe fushatave elektorale, të sigurojë zbatimin e vazhdueshëm të reformës gjyqësore, duke siguruar funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, duke marrë parasysh ekspertizën e rëndësishme ndërkombëtare, që përfshin opinionet e Komisionit të Venecias dhe të përfundojë krijimin e strukturave të specializuara kundër krimit të organizuar dhe kundër korrupsionit. Gjithashtu, Shqipëria duhet të forcojë më tej luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, edhe nëpërmjet bashkëpunimit me vendet anëtare të BE. Mbetet prioritet që Shqipëria duhet t’i kundërvihet fenomenit të kërkesave të pabazuara për azil dhe të sigurojë riatdhesimin, si dhe të amendojë ligjin për mediat në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias.  

Kuadri i negociatave duhet të miratohet nga Këshilli dhe duket të pasqyrojë faktin që Shqipëria i ka zbatuar me sukses pesë prioritete, të tilla si: nisjen e procedurave penale ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve që janë akuzuar gjatë procesit të Vettingut për sjellje kriminale, nisjen e procedurave ndaj personave të akuzuar për blerje të votës, një goditje të dukshme të krimit të organizuar e korrupsionit në të gjitha nivelet, duke përfshirë nisjen e procedurave dhe plotësimin e procedimeve të para ndaj zyrtarëve të lartë shtetërorë e politikanëve, progres të dukshëm në reformën e administratës publike, zbatimin e reformës së ligjit elektoral, si dhe vendimin përfundimtar rreth ligjshmërisë së zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019, po ashtu sikurse edhe përparim të mëtejshëm në zbatimin e mbetur të legjislacionit të vitit 2017 lidhur me kuadrin ligjoe në mbrojtje të pakicave kombëtare, miratimin e ligjit për censusin e popullsisë në përputhje me rekomandimet e Këshillit të Evropës dhe përparim në procesin e regjistrimit të pronave. 

Komisioni vlerëson se lidhur me prioritetet e përcaktuara si të domosdoshme përpara një conference ndërqeveritare, tashmë Shqipëria ka bërë një progress të rëndësishëm, duke shtuar përpjekjet dhe duke arritur progres dhe rezultate të dukshme në këto probleme kyç”, thuhet në raport. 

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.