Tusk i kujton KE_së se duhet të vendosë për financat e BE_së për kohëra pandemish…

0

Kreu i Partisë Popullore Europiane (PPE) dhe ish-presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk dënoi sjelljet “nacionaliste” të shteteve anëtare të BE-së në luftën kundër koronavirusit, duke kërkuar më shumë bashkëpunim, në një intervistë të publikuar sot në Poloni.

Ish-kryeministri polak komentoi në gazetën “Gazeta Wyborcza” mendimet e formuluara nga dy palët mbi dobësinë e përgjigjes europiane përballë epidemisë.

Të mërkurën, në prezantimin e programit mbështetës për ekonominë, kryeministri polak, Mateusz Morawiecki kritikoi BE-në për moshapjen e fondeve të reja të ndihmës dhe për mosreagim aq të shpejtë sa shtetet kombëtare.

“Duhet bërë diferencë mes fakteve dhe një propagande anti-BE. Vite më parë, ishin shtetet anëtare që vendosën t’i lënë çëshjet shëndetësore në competence tët qeverive kombëtare”, nënvizoi Tusk, i karantinuar në Bruksel.

Sipas tij, nuk bëhet fjalë as për dobësi të BE-së, as për një mungesë të mjeteve, por hezitimi i vendeve anëtare për të vendosur një strategji, procedura dhe standarde të përbashkëta”, ndëkohë që zgjidhjet kombëtare shtetërore nuk do të funksionojnë për një kohë të gjatë sepse virusi është kozmopolitik.

“Ne kemi nevojë për Bashkimin Europian si kurrë më parë, një BE më e bashkuar, e pajisur me më shumë instrumente dhe fuqi”, nënvizoi ai duke kërkuar një mbrojtje të vlerave demokratike në një kohë kur është shfaqur në horizont një krizë sociale.

Kjo krizë rrezikon të godasë vetë thelbin e Perëndimit, lirinë dhe pavarësinë e individit, por edhe vlerat e BE-së, solidaritetin, hapjen, tolerancën, tregun e lirë.

Ai kujtoi se samiti tjetër i Këshillit Europian do të duhet të vendosë për financat e BE-së për kohëra pandemish.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.