Turqia nuk ka ndërmend të tërhiqet nga marrëveshja me Libinë

0

Zëdhënësi i Presidentit turk Ibrahim Kalin e përshkroi marrëveshjen e Turqisë me Libinë si shumë të rëndësishme, duke argumentuar se zona kontinentale është e drejta e vendit të tyre sepse ata kanë një vijë bregdetare shumë të gjatë dhe nuk do të tërhiqen nga marrëveshja. 

Sipas SKAI TV, Kalin tha: “Ne kemi nënshkruar një marrëveshje shumë të rëndësishme të zonave kontinentale me Libinë. Dhe kjo marrëveshje ka ndryshuar të gjithë ekuilibrin në Mesdheun Lindor. Rrethet që përpiqeshin të burgosnin Turqinë në bregdetin Mesdhe e rreth Antalias nuk ndihen mirë me marrëveshjen.

“Ne jemi vendi me vijën më të gjatë bregdetare në Mesdheun Lindor. Pra, kur shikoni zonën kontinentale, është e ligjshme që Turqia të ndërmarrë këto hapa për të drejtat dhe interesat e saj në rajon. Kjo është detyra jonë kombëtare. Sigurisht, ne nuk do të heqim dorë nga kjo, “tha zëdhënësi i Rexhep Tajip Erdogan. 

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.