TSIPRAS…

0

TSIPRAS: NUK ËSHTË MOMENTI PËR KUNDËRVËNIE, PO PËR PËRGJEGJËSI

“Në këto momente të gjithë duhet të bëhemi një grusht për të përballuar krizën”

“Nuk është momenti i kundërvënies, por i përgjegjësisë”, thekson kryetari i SYRIZA-s Aleksis Tsipras pas telekonferencës që zhvilloi me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis për Koronavirusin.
Tsipras paraqiti propozimet e tij për forcimin e sistemit shëndetësor publik, por edhe për përballimin e pasojave të pandemisë në ekonomi, duke inkurajuar kryeministrin që mos të ngurrojë të përdorë fondin rezervë prej 35 miliardë eurosh që ka lënë qeveria e tij.
“Vendi po kalon një krizë të paprecedentë, që kërcënon sa shëndetin publik, aq edhe kohezionin e shoqërisë”, nënvizon Aleksis Tsipras. “I thashë kryeministrit se kuadrot dhe anëtarët e SYRIZA-s janë këtu, që të ndihmojnë shtetin dhe kryesisht institucionet përgjegjëse, ministrinë e shëndetësisë, spitalet tona, mjekët dhe infermierët, që ta kapërcejnë këtë sfidë të madhe”.
kryetari i SYRIZA-s e përfundon deklaratën e tij me një mesazh uniteti: “Në këto momente të gjithë duhet të bëhemi një grusht për të përballuar krizën. Duartrokasim me gjithë fuqinë e shpirtit tonë njerëzit që venë në rrezik jetën e tyre që të jetojmë ne të tjerët. Mirëpo, gjithë ne që kemi poste përgjegjësie, nuk mjafton vetëm të duartrokasim. duhet të marrim vendime për t’i mbështetur konkretisht sa ata, aq edhe cilindo që do të ketë humbje për shkak të krizës. Le të bëhet kjo krizë shtysa që të nxjerrim veten tonë më të mirë atë të solidaritetit dhe të humanizmit. Dhe le të jetë shtysa që të vetë ndërgjegjësohemi për vlerën e ndërhyrjes së shtetit në ekonomi, por edhe vlerën e forcimit të shëndetësisë publike dhe shtetit social, që janë të paçmuara në momente si ky i tanishmi”

Comments

comments

Share.

About Author

Abdurahim Ashiku

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.