Trump vlerëson se me marrëveshjen ekonomike Hoti dhe Vuçiç,e bënë Ballkanin dhe botën më të sigurt

0

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Kosovës dhe Serbisë do t’i bëjë këto dy vende, ashtu si edhe Ballkanin dhe botën, më të sigurta.

Ai tha se një hap i tillë ka kërkuar guximin e jashtëzakonshëm të Kryeministrit Avdullah Hotit dhe presidentit Aleksandër Vuçiç.

Trump citohet të ketë thënë se “guximi i jashtëzakonshëm” i presidentit të Serbisë dhe i kryeministrit të Kosovës ka qenë i nevojshëm për t’i nisur këto bisedime dhe “për të ardhur në Uashington, për t’i finalizuar detyrimet mes palëve”.

Hoti dhe Vuçiç nënshkruar marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë, në praninë e presidentit Trump.

Dy palët, megjithatë, nuk i kanë hedhur nënshkrimet në dokumentin e njëjtë, por secila veç e veç i ka nënshkruar zotimet e saj.

Trump, në anën tjetër, ka nënshkruar një letër, përmes së cilës ka përgëzuar palët për guxim drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.