Trump “frenon” prodhimin e F-35 në Turqi

0

Synimi është për të ndërtuar aeroplanin luftarak të gjeneratës së pestë F-35 në Shtetet e Bashkuara dhe për të përjashtuar prodhimin e komponentëve në Turqi, tha të enjten Presidenti amerikan Donald Trump.

Duke sqaruar Trump, ju referua problemeve që ekzistojnë në marrëdhëniet me Turqinë dhe strategjinë e tij të përgjithshme për rivendosjen e prodhimit industrial në Shtetet e Bashkuara në kontekstin e politikës “America First”.

Duke folur për Fox News, presidenti amerikan konfirmoi se Turqia ishte akoma duke ndërtuar komponentë të avionit luftarak të përparuar, pavarësisht se pjesëmarrja e saj në këtë program duhej të përfundonte brenda marsit të vitit 2020.

“Ne po ndërtojmë F-35, një aeroplan luftarak shumë i rëndësishëm, më i rëndësishmi në botë, ku pjesë rëndësishme të avionit prodhohen në Turqi dhe pastaj dërgohet këtu”, tha Trump. “Problemi është,” tha ai, “se nëse ne kemi një problem me një vend, ne nuk mund të lejojmë që të ndërtojmë me të një avion luftarak. Ne marrim pjesë nga kudo. Kjo është çmenduri. Ne duhet të ndërtojmë gjithçka në Shtetet e Bashkuara . Çfarë do të ndodhë, nëse nuk kemi më marrëdhënie të mira ?” tha Trump, duke iu referuar marrëdhënies së tij me Presidentin turk Tayip Erdogan.

Vitin e kaluar, Uashingtoni ndaloi Turqinë të blinte F-35 pasi Erdogan ra dakord dhe filloi të marrë sistemin mbrojtës raketor tokë-ajër rus S-400. Në të njëjtën kohë, Shtetet e Bashkuara kanë filluar të zvogëlojnë gradualisht prodhimin e pjesëve të avionëve në Turqi, ku prodhohen gjithsej rreth një mijë pjesë të avionëve.

Sidoqoftë, nuk do të jetë e lehtë të ndalosh prodhimin në Turqi ose në tetë vendet e tjera të përfshira në programin e prodhimit të avionëve, pikërisht sepse prodhimi i tij ishte krijuar për të qenë ndërkombëtar, ndërsa nëntë vendet kishin investuar para në të. Javën e kaluar, drejtori i industrisë ushtarake turke, Ismail Demir, i tha Reuters se Turqia ishte akoma duke prodhuar dhe dërguar pjesë të avionëve, pavarësisht se pjesëmarrja e saj në program ishte pezulluar që nga viti 2019.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.