Triumfojnë skuadrat shqiptare në Kupat e Europës!

0

 E pabesueshme mund të konsiderohet  nata për ekipet shqiptare! Kjo pasi për herë të parë, 4 ekipe do të shkojnë më tej se faza e parë në Europa League, madje Tirana është në të tretën.

Mbrëmë me radhë arritën të kualifikoheshin Teuta, Laçi dhe në fund Kukësi. Verilindorët ishin të fundit që prenë biletën pasi në takimin e nisur në orën 20:00 në “Air Albania” mposhtën 2-1 bullgarët e Slavias së Sofias. Pak minuta më herët një kualifikim madhështor arriti Laçi që me penallti mposhti azerbajxhanasit e Keshlas. 120 minutat përfunduan 0 me 0, po ashtu edhe koha shtesw, ndërsa nga pika e bardhë e penalltive 4 me 5 për skuadrën shqiptare.

Në orën 16:30 e para u kualifikua Teuta, që në “Niko Dovana” mposhti pastër 2 me 0 izraelitët e Beitar Jerusaem. Tani të tre skuadrat shqiptare do të mësojnë kundërshtarin në shortin që do të hidhet në ditët në vijim nga UEFA, ndërsa të sigurta kanë nga 500 mijë euro. 240 euro mijë për kualifikimin në turin e parë, ndërsa 260 mijë euro janë për pjesëmarrjen në turin e dytë të Europa League.


Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.