Tkurrja e ekonomisë gjatë karantinës

0

Pas dy muajsh në karantinë fillojnë të ndjehen dukshëm efektet negative të pandemisë COVID-19. Në muajin prill eksportet janë tkurrur me 44.4%, në krahasim me një vit më parë, dhe në total eksportet arritën në vlerën e 15 miliardë lekëve.

Po ashtu rënie e ndjeshme është reflektuar edhe tek importet pasi kanë rënë me 36.5% krahasuar me prillin 2019, dhe me 18.3% në raport me muajin Mars 2020, dhe në vlerë monetare vendi ynë ka importuar në total 36 miliardë lekë. Deficiti tregtar i këtij muaji është 21 miliardë lekë, duke u ulur me 29,9 % në raport me muajin prill 2019.

Në total nga fillimi i vitit e deri më tani vendi ka eksportuar mallra me vlerë 81 miliardë lekë, dhe ka importuar 174 miliardë lekë, më shumë se dyfishi i eksporteve.

Ashtu siç edhe pritej ndikimin më të madh në rënien e eksporteve e ka pasur grupi i tekstileve dhe këpucëve me 20.1%, pasi fasoneritë edhe pse kanë qenë funksionale, patën anulime kontratash dhe mungesë porosish për këto produkte. Edhe grupi i materialeve të ndërtimit dhe metalet, e grupi i mineraleve dhe energjisë elektrike kanë ndikuar negativisht në tregti. Edhe tek importet të njëjtit grupe kanë ndikuar në reduktimin e shkëmbimeve tregtare.

Më Italinë ka qenë rënia më e madhe e shkëmbimeve pasi janë përgjysmuar. Nëse në vitin e kaluar në muajin prill eksportet drejt Italisë ishin në vlerën e 12 miliardë lekëve këtë vit janë 6 miliardë lekë. Po ashtu edhe importet kanë rënë më tepër me rreth 70%. Trefish më pak ka eksportuar vendi ynë drejt Kosovës, dhe anasjelltas ajo ka importuar tek ne.

Por çfarë ka importuar dhe eksportuar vendi ynë?

Për periudhën Janar-Prill 2020, vendi ynë ka shitur ushqime, pije dhe duhan 80.7 milionë lekë, ndërsa ka blerë ushqime 174.2 milionë lekë, pra dyfish më shumë. Po ashtu Shqipëria ka eksportuar 30.5 milionë lekë tekstile dhe këpucë dhe ka importuar 20.1 milionë lekë.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.