Tiranë : Policia ndalon një person që qarkullonte me automatik në makinë !

0

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 55-vjeçar i cili qarkullonte me kallashnikov në makinë. Bëhet fjalë për Ramazan Tanushi, i cili u kap në dalje të kryeqytetit.

“Shëbimet e Komisariatit të Policisë nr 6, mbi bazën e  informacioneve të marra në rrugë operative  se  një shtetas qarkullonte me armë zjarri në makinë,  menjëherë kanë organizuar punën për arrestimin e tij  dhe bllokimin e armës së zjarrit.Si rezultat i ndërhyrjes në kohë,  në afërsi të “Casa Italias”, shërbimet e Policisë kanë bllokuar  automjetin tip “Ford”, që drejtohej nga shtetasi Ramazan Tanushi, sqaron policia.

Policia thotë se nga kontrolli i ushtruar në bagazhin e mjetit është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale Një armë zjarri Kallashnikov dhe një krehër.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja e armve dhe municionit luftarak”, parashikuar nga Neni 278 i Kodit Penal.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.