Një nga vendimet pozitive të mbledhjes së këshillit Bashkiak, i cili do të mblidhet këtë të mërkurë, është dhënia e ndihmës financiare për përballimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësi të ndryshme për disa nga familjet që banojnë në territorin nën juridiksionin e Bashkisë Tiranë.
Sipas projektvendimit, familje të cilat kanë pësuar humbje apo dëmtim të pronës si pasojë e përmbytjeve nga reshjet apo nga rënia e zjarrit, pritet që të përfitojnë ndihmë të drejtpërdrejtë.
Përfitues janë jo vetëm familjet të cilat jetojnë brenda vijës së verdhë të qytetit, por edhe në njësitë e reja administrative (ish-komuna) që i janë bashkuar sëfundmi kryeqytetit, të cilat me ndarjen e vjetër administrative nuk do të kishin asnjë mundësi që t’u shkonin në ndihmë qytetarëve. Më konkretisht do të përfitojmë ndihmë familjet që kanë pësuar dëme si pasojë fatkeqësive natyrore, në Nr.1, Nr.3, Nr.6, Nr.7, Nr.8, Kashar dhe Ndroq.
Sipas relacionit, në të gjitha rastet propozimi ka ardhur pas shqyrtimit të dokumentacionit të nevojshëm dhe vlerësimit të dëmeve të shkaktuara, nga njësitë administrative, Drejtoria e Emergjencave Civile, Këshilli i Qarkut.
Znj. Florije Xhelal Toromani / Elvira Kozma Hazisllari 704.886 (shtatëqind e katër mijë e tetëqind e tetëdhjetë e gjashtë) lekë.
z.Elmaz Duraku 940.080 (nëntëqind e dyzet mijë e tetëdhjetë) lekë.
z. Hazis Daci 483.500 (katërqind e tetëdhjetë e tre mijë e pesëqind) lekë.
z. Ylli Asllani 1.000.000 (një milion) lekë.
znj. Mynevere Muça 365.874 (treqind e gjashtëdhjetë e pesë mijë e tetëqind e shtatëdhjetë e katër) lekë
z. Muharrem Ferhati 875.430 ( tetëqind e shtatëdhjetë e pesë mijë e katërqind e tridhjetë) lekë.
z. Ligor Kushe 562.953 (pesëqind e gjashtëdhjetë e dy mijë e nëntëqind e pesëdhjetë e tre) lekë
znj. Silvana Bineri 1.000.000 (një milion qind e njëzet e nëntë mijë) lekë.
z. Skënder Jaho 488.953 (katërqind e tetëdhjetë e tetë mijë e nëntëqind e pesëdhjetë e tre) lekë.
z. Mersin Ademi 1.208.927 (një milion e dyqind e tetë mijë e nëntëqind e njëzet e shtatë) lekë.
z. Gëzim Sulaj 1.000.000 (një milion) lekë.
z. Agron Ramku 716.703 (shtatëqind e gjashtëmbëdhjetë mijë e shtatëqind e tre) lekë.
z. Xhezmi Braho 1.000.000 (një milion) lekë.
z. Lorenc Tabaku 295.000 (dyqind e nëntëdhjetë e pesë mijë )lekë
z. Alban Bedulla 255.000 (dyqind e pesëdhjetë e pesë mijë ) lekë
z. Ramiz Myrta 210.000 (dyqind e dhjetë mijë) lekë
z. Dëshir Rexhep Murati 110.000 (njëqind e dhjetë mijë) lekë
z. Saimir Skënder Bedulla 280.000 (dyqind e tetëdhjetë mijë) lekë
z. Rogert Domi 743.500 (shtatëqind e dyzet e tre mijë e pesëqind ) lekë
znj. Lirjana Zenunllari 270.000 (dyqind e shtatëdhjetë mijë) lekë
z. Zaim Osmanai 70.500 (shtatëdhjetë mijë e pesëqind) lekë
znj. Valdete Hykollari 259.000 (dyqind e pesëdhjetë e nëntë mijë) lekë
z. Ferid Domi 145.000 ( njëqind e dyzet e pesë mijë )lekë
z. Ahmet Elez 395.000 ( treqind e nëntëdhjetë e pesë mijë) lekë
znj. Brikena Adem Fetai 275.500 (dyqind e shtatëdhjetë e pesëmijë) lekë
z. Ylli Shefqet Sula 1.000.000 (një milion) lekë