THEKRI MBILLET E KORRET NË SHTATOR

0

THEKRI MBILLET E KORRET NË SHTATOR

Rrëfenjë sipas lojës popullor “e ka kush e ka” – fajin, pse jemi në gropë… e nuk na begenisin në Evropë…

Konaku i burrave për një çast ra në heshtje. Soba në mes të odës, skuqur nga të dy anët, bubullonte nga drutë e thata të dushkut që i zoti i shtëpisë i ngucte nëpër derën e vogël prej llamarine.
Burrat, nga kryet e vendit deri tek dera e odës ishin rrahur njeri me tjetrin si është zakoni.
Njeri i binte e tjetri ia mbante.
Njeri i binte Salës e tjetri ia mbante.
Njeri i binte Edit e tjetri ia mbante.
Bjer e mbaj… fjala mbeti tek dera.
Mbeti në këmbë dhe askush as e tërhiqte brenda e as e shtynte jashtë
Dikush duhet ti vente kunjin mullarit si e do zakoni. Në të dy anët e oxhakut, në të majtë e në të djathtë, dy më pleqtë vetëm tym nxirrnin nga çibukët e mbushur me duhan të sertë vendi .
– Thekri mbillet në shtator e korret në shtator- tha i zoti i shtëpisë duke futur në sobë me zor një dru, si të fuste në mill shpatën.
– I re pikës, tha burri në të majtë të oxhakut. Thekri do dymbëdhjetë muaj, donë një vjeshtë, një dimër, një pranverë e një verë që kokrra të bëhet drithë për mulli. 
– Disa njerëz korrin mbi kalli.- e pasoi nj tjetër
Muhabeti nisi nga e para…
Ishte natë Shëndreu e për Shëndre nata është e gjatë e dita e shkurtër.
Edhe njerëzit kështu janë, natë gjatë e ditëshkurtër…

Abdurahim Ashiku

Athinë, Shëndre 2019 

Comments

comments

Share.

About Author

Abdurahim Ashiku

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.