Thaçi, kundër rihapjes së temës së Asociacionit të komunave me shumicë serbe!

0

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se rihapja temës së Asociacionit të komunave me shumicë serbe në dialogun, që zhvillohet mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, është kthim prapa për Kosovën.

Thaçi madje u shpreh se takimi i së enjtes është i rrezikshëm dhe, siç është shprehur ai, është axhendë e Serbisë.

Të enjten në Bruksel do të zhvillohen bisedime mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel ekspertësh. Në to pritet të diskutohet çështja e Asociacionit dhe ajo për pretendimet financiare dhe pronësore.

“Rihapja e çështjes së Asociacionit përsëri në Bruksel, pas një dekade, është rikthim prapa për Kosovën. Është goditje ndaj shtetësisë së Kosovës dhe cenim i sovranitetit e me rrezik për krijimin e ‘Republikës Serbe në Kosovë’. Për diçka të tillë mendoj se parlamenti i Kosovës duhet të jetë shumë i vëmendshëm. Këtë të drejtë nuk e ka askush që të ulet të diskutojë as të negociojë e lëre të pretendojë të arrijë ndonjë marrëveshje të re për Asociacionin”, deklaroi Thaçi para mediave.

I menjëhershëm ka qënë deklarimi i Kryeimistrit Hoti i cili ka qetësuar Thaçin teksa u shpreh se “në Kosovë nuk do të ketë asnjëherë një asociacion me kompetenca ekzekutive”.

Formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është paraparë me marrëveshjen e parë të Brukselit të vitit 2013, të arritur në dialogun Kosovë-Serbi. Më tutje, detajet konkrete janë harmonizuar me parimet/elementet e përgjithshme nga marrëveshja e vitit 2015.

Në tetor të vitit 2015, kjo marrëveshje u dërgua për interpretim në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës nga presidentja e atëhershme e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Gjykata Kushtetuese,në vendimin e nxjerrë në dhjetor të vitit 2015,tha se Marrëveshja për Asociacionin në 23 pika të saj, nuk është në harmoni me Kushtetutën e Kosovës.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.