Thaçi i gatshëm të ‘largohet’ nga politika…

0

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, tha për Rubikon se nëse Gjykata Kushtetuese vendosë në favor të Lëvizjes Vetëvendosje, ai do të mbajë përgjegjësi për dorëzimin e dekretit për mandatimin e Hotit.

“Unë do ta respektoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese, të gjitha partitë politike duhet ta respektojnë, shoqëria duhet ta respektoj dhe duket të mësohemi t’i respektojmë vendimet edhe kur nuk na pëlqejnë. Me besim të plotë dhe të rekomandimeve të të gjithë këshilltarëve kam vepruar në këtë drejtim, mendoj që kam të drejtë, por Gjykata Kushtetuese është ajo që e jep verdiktin, jo unë askush tjetër. Nga ana ime çfarë do që të jetë vendimi do të jetë i respektuar”, tha Thaçi

Presidenti ka theksuar se mban përgjegjësi të plotë me vendimin që mund të nxirret nga Gjykata Kushtetuese, të cilat thotë se i merr përsipër.

“Jam i gatshëm t’i marr përsipër pasojat siç kam qenë i gatshëm t’i marrë përsipër edhe përgjegjësitë me dekretimin e Hotit, jam i gatshëm t’i marrë përgjegjësitë e vendimmarrjes nga Gjykata Kushtetuese. Unë nuk jam nga ata që kam ikur nga përgjegjësitë dhe këtë e deklaroj edhe publikisht para qytetarëve, por do të ishte me interes që të gjithë ta respektojnë sepse është në interes të shtetit”, tha ai.

“Do t’i respektoj në plotësi vendimet e Gjykatës Kushtetuese, unë besoj në vendimmarrjen time, por në të njëjtën kohë zotohem për respektim të plotë të Gjykatës Kushtetuese”.

I pyetur se a do të japë dorëheqje nëse Gjykata Kushtetuese vendosë se është bërë shkelje me dorëzimin e dekretit, Thaçi tha se ky është një çmim të cilin ai është i gatshëm ta paguaj.

“Nuk e di çfarë vendimi do të nxjerrë Gjykata Kushtetuese,  nuk i di opinionet e tyre, ata duhet t’i lëmë të qetë, por nëse duhet me pagu çmim presidenti i vendit vetëm që vendi të ecë përpara”, theksoi presidenti Thaçi.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se do të largohet nga skena politike në vend.

Ai në intervistën në Rubikon ka thënë se është “ngopur” me pushtet. Sipas Thaçit, nëse dikush ka pasur pushtet në 20 vitet e fundit, atëherë është ai.

”Nëse dikush është i ngopur me kompetenca në këto 20 vjet, jam unë i ngopur në Kosovë”.

”Dhe i njoh kompetencat edhe të ekzekutivit edhe të Presidencës, dhe e bëj shumë qartë atë dallim të kompetencave”, është shprehur Thaçi.

Ndër të tjera Thaçi tha se po e pret me padurim shkurtin, kur edhe do t’i përfundojë mandati.

“Unë jam munduar të jem i sinqertë, korrekt dhe i drejtpërdrejtë me qytetarët. Nuk e di cilit lider do t’i ndodhë ajo që mua më ka ndodhur që pas dy vitesh qeverisje të vlerësohem më tepër se kur kam nisur qeverisjen, pra më 2014. Tash e 6 vjet unë nuk jam më kryeministër. Secili ka të arriturat e veta dhe unë i vlerësoj. Kosova ka një traditë demokratike, të funksionimit të institucioneve. Uroj që secili të ketë suksese në prioritetet që ka”, u shpreh Thaçi.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.