Tërmeti me magnitudë 5.9 godet Turqinë

0

Të paktën nëntë njerëz u vranë dhe 37 të tjerë u plagosën në 23 shkurt në lindje të Turqisë kur një tërmet goditi rajonin kufitar me Iranin , thanë autoritetet.

Dridhjet nga një tërmet me madhësi 5.9 me qendër në veri-perëndim të Iranit u ndjen gjithashtu në provincën Van të Turqisë.

Ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca tha se gjendja e nëntë prej të lënduarve është e rëndë.

Ministri i Brendshëm Sulejman Soylu tha se disa ndërtesa janë dëmtuar në fshatra të ndryshëm në rrethin Başkale të krahinës.

Ai shtoi se ndërtimet më të prirura ndaj dëmtimit në zonë ishin shtëpitë me baltë që ndërtojnë vendasit.

Ministri i brendshëm informoi gjithashtu Presidentin Rexhep Tajip Erdogan për përpjekjet e vazhdueshme të kërkimit dhe shpëtimit, sipas Drejtorisë së Komunikimeve Presidenciale.

Ndërkohë, një tërmet me madhësi 4,5 goditi provincën qendrore të Turqisë Konya, tha agjensia e vendit për katastrofat në 23 shkurt

Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Fatkeqësive (AFAD) tha që tërmeti ndodhi në 1.26 të mëngjesit me kohën lokale në rrethin Derebucak në 14.76 kilometra (9 milje) nën tokë.

Nuk ka raporte të menjëhershme për viktima.

Turqia është goditur me një seri tërmetesh që nga fillimi i vitit 2020.

Një tërmet me madhësi 5.4 me 22 janar tronditi Manisën dhe Ankaraja u trondit në 23 janar nga një tronditje me madhësi 4,5.

Tërmeti më i madh ndodhi në 24 Janar kur provinca lindore Elazığ u godit me një tërmet me madhësi 6.8 i cili vrau 41 njerëz dhe plagosi 1.600 të tjerë.

Dridhjet u ndien edhe në vendet fqinje, përfshirë Gjeorgjinë dhe Sirinë.

EMSC@LastQuake

M5.8 #earthquake (#زلزله) strikes 163 km W of #Tabrīz (#Iran) 16 min ago. Updated map of its effects:

View image on Twitter

Nëntë të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Nëntë njerëz kanë vdekur në tërmetin e mëngjesit në Turqinë juglindore, ndërsa dhjetëra janë plagosur në fshatra dhe qytete në Turqi dhe Iran, sipas zyrtarëve të qeverisë. Tre nga viktimat ishin fëmijë, ndërsa 37 turq u plagosën.

Midis tyre, nëntë të plagosur janë në gjendje kritike, sipas Ministrisë turke të shëndetësisë.

Në të njëjtën kohë, viktimat në Iran arrijnë në 75, sipas autoriteteve lokale.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.