Tension mes policisë dhe pronarëve të disa bizneseve në Berat pasi refuzuan të mbyllin lokalet pas orës 23:00

0

Një konflikt verbal është regjistruar mbrëmjen e djeshme mes policisë dhe pronarëve të disa  bizneseve përgjatë pedonales, pasi këto të fundit kanë refuzuar që të mbyllin lokalet pas orës 23:00.

Mbyllja e bizneseve nuk ka të bëjë me masat për koronavirusin, por është një urdhër i cili është nxjerrë rreth 5 vite më parë nga pushteti vendor, urdhër i cili edhe pse kanë kaluar shumë kohë nuk zbatohet nga të gjithë.

Pronarët kanë refuzuar të largojnë klientët, kjo edhe për shkak se nga qëndrimi mbyllur si pasojë e COVID-19 kanë pasur humbje të mëdha. Ata kërkojnë një kërkesë me shkrim, pasi sipas tyre mbyllja në mes të sezonit turistik do të thotë falimentim.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.