Teatri do të bëhet me kredi, qeveria do të japë garanci sovrane…

0

 Kryebashkiaku Erion Veliaj mblodhi online Këshillin Bashkiak të Tiranës sot pak para protestës tek Teatri për të prezantuar projektin e ri të Teatrit Kombëtar. Erion Veliaj u shpreh se teatri i ri do të jetë në pronën e vet, do të jetë 6-herë më i madh dhe do të ketë të gjithë teknologjinë moderne që kërkuan artistë, përfshi edhe skenën ultramoderne me rotativë. I projektuar sipas konceptit të Bjarke Engels, një prej arkitektëve më të mirë në botë, godina e re do të ketë për herë të parë jo një, por disa skena ku artistët do të vënë shfaqjet e tyre para publikut.

“Njerëzit janë zgjedhur për të marrë vendime të vështira. Nëse do të kishin qenë të lehta do i kishin marrë të tjerët para nesh, Basha. Nuk është e lehtë të zgjohesh në mëngjes me mallkime. Ishte një vendim i vështirë, por i drejtë. Në terma të përgjithshëm bëhet fjalë për një tetar 8930 m2, pra janë trefish krahasuar me ekzistuesin dhe gjashtëfish nga ajo që ishte në hipotekë. 8930 metra do të bëhet. I vjetri në hipotekë pa shtesat ishte vetëm 1250 metra. Pra, 9 metra për teatrin e ri janë trefish me ekzistuesin dhe gjashtëfish krahasuar me cfarë realisht ishte në hipotekë.

Auditori kryesor do të ketë 650 vende në një hapësirë gjigante prej 750 m2, ndërkohë që vetëm skena gjigante do të jetë 630 m2 e përshtatshme për të gjithë veprat artistike.  Ky projekt plotëson edhe ëndrrën e kahershme të aktorëve për ambiente ndihmësve.  Në vend të kutive prej kartoni apo dollapëve plot myk, në dispozicion të aktorëve si ambiente ndihmëse do të jenë 520 m 2, ndërkohë që 1800 m 2 do të shërbejnë si ambiente ndihmëse për skenën.

E konceptuar të jetë edhe si zemra kulturore e Tiranës dhe e gjithë Shqipërisë dhe e dedikuar vetëm për art, godina e projektit të Teatrit të Ri ofron edhe dy salla Balc Box me 150 vende dhe 350 vende duke i dhënë shansin grupeve të ndryshme artistike, mes tyre edhe të rinjve, që të ngjisin në skenë veprat e tyre. Falë një arkitekturë me dizajn modern,  Teatri do të ketë edhe një auditor të hapur në tarracë për në pranverë dhe verë me 380 vende, duke krijuar një hapësirë unike në qytetin e Tiranës, me të gjitha kushtet e nevojshme për realizimin e shfaqjeve teatrore.

  

Godina e re do të ketë edhe depo për ruajtjen brenda të gjithë standardeve të materialeve të Teatrit, zyra administrative, hapësira teknike etj. Teatri do të ketë të inkorporuar edhe një hapësirë publike, ku do të jetë recepsioni për të dhënë informacione për artdashësit, ambiente të tjera ndihmëse, si dhe katering që mund të shfrytëzohet nga aktorët gjatë provave apo publiku para apo pas shfaqjeve që do të jepen. Kur dikush tha pse do të ketë lokal, kur teatri aktual kishte 8 lokale, ishte pjesa më aktive, që e përdornin për kafe dhe raki ngrehinën e deri djeshme” tha ai.

Një përgjigje, Erion Veliaj sot e ka pasur edhe për Lulzim Bashën që e ka akuzuar për favorizim të oligarkëve. “Ata flasin kundër oligarkëve dhe jetojnë te fshati i oligarkëve, dy vila te oligarku që anatemon më shumë, aty rri lideri i opozitës, kryeministri në fshat, unë aty ku kam qenë para se të bëhesha ministër” tha ai.

Kryebashkiaku Veliaj komentoi sherrin mes protestuesve dje dhe sulmet e mallkimet kundër tij. “Shtrija e dorës që bëra dje vlen edhe sot. E patë se çfarë ndodhi me PD-në dhe LSI-në. Vlon druri kur nuk bie dakord me udhëheqësit e gjumit. Më kujton cdo moment të debateve dhe histerisë dhe sulmeve që i kemi pasur.

Mallkimet konfirmojnë atë që kam ditur, njerëz që përfshihen në këtë gjuhë të rrugaçtë nuk kanë shkelur kurrë në teatër. Më kujton javën e fundit kur grupet e militantëve që kishin radhën te teatri i vjetër më pyesnin Lali Eri ku bie teatri se kemi radhën. E kuptoj politizimin” tha ai.

Kryebashkiaku Erion Veliaj shpjegoi sot me cfarë financimi do të ndërtohet Teatri i ri Kombëtar. “Nuk i kemi lekët, por Teatrin do ta bëjmë me paratë e bankës. Ne marrim kredi nga BERZH-i dhe banka të tjera. Është praktikë normale. Po e bëjmë vetë, qeveria i jep bashkisë garanci sovrane dhe ne e marrim nga bankat dhe e bëjmë vetë. Besoj që në këto tre muaj do të punojmë me dy ekipe, ekipi financiar, që negoccion kredinë dhe ai teknik për detajimin e projektit. Teksa shkojmë drejt detajimit kemi mundësi që të bashkëpunojmë të gjithë për të hapur themelet brenda këtij viti” tha ai.

Kryebashkiaku Veliaj tha se Berisha kur ishte në pushtet kërkoi që ta zhvendoste Teatrin Kombëtar te Piramida për shkak të gjendjes së krijuar. “Në 2007 Berisha thoshte të shkojë te Piramida, se nuk e mbante më ngarkesën apo peshën njerëzore dhe peshën për aktivitete dhe nuk erdhi kurrë një trupë e huaj”.

Kryebashkiaku Erion Veliaj tregoi përse Teatri u shemb natën. “Konflikti mbi teatrin eskaloi kur u përfshi politika. Ne gjykuam se do të ishte e rrezikshme për protestuesit nëse do të prishej ditën. Unë kam përjetuar 21 janarit kur Berisha të vriste me duar në xhepa.

Ne zgjodhëm momentin me riskun më të vogël, prandaj e bëmë ndërhyrjen në atë orë, më vjen mirë që nuk patëm të lënduar, as përdorim përtej eksesit të forcës, përtej shoqërimit për okupimin e hapësirës publike apo partive të mbaruara“.

I pyetur se përse nuk u bëri referendum për teatrin, Erion Veliaj u shpreh se “Ne e bëmë referendumin në 2019. Unë u paraqita në referendum dhe mora të njëjtat vota si në 2015.

Kur e braktis këtë referendum, këshillin parlamentin. Ne të presim?! Kur ti prapë mund të mos vish. E pashë histerinë e djeshme, por vendosin kutitë“, referuar zgjedhjeve lokale. 

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.