Taksa e dezinfektimit nga Kosova, shoferët e kamionëve

0

Në pikën kufitare në Vërmicë kamionët me mallra nuk po lejohen të hyjnë në Kosovë pa iu nënshtruar procedurave të dezinfektimit, kostoja e të cilës është 22 euro. Këtë masë po e kundërshtojnë drejtuesit e mjeteve si kosto financiare per bizneset ku ata punojne. Ata thonë se nuk po i përballojnë më taksat e shumta që po vendosen.

Për mua është e padrejtë, pse makinat e Kosovës nuk dezinfektohen, pse vetëm ne? Është shumë e madhe, binari (trau) po, këtu në kufi po. Nuk është e drejtë, sot hyri në fuqi taksa” tha njëri.

Një tjetër theksoi se “Shumë, shumë keq, unë jam shofer nuk paguaj gjë nga xhepi, por rëndohet firma, ka shumë taksa, tuneli, skaneri 23 euro, 22 kjo, shkojnë 50 euro, 50 letrat, deri në fyt jemi të mbytur”.

Është absurde, nuk është normale kjo. Dikur ka qenë 5 euro, por 22 euro është skandal. Këto po ankohen për taksën e autostradës, 22 euro dezinfektim është skandal” tha një tjetër.

Report Tv tentoi te merrte një reagim edhe nga punonjësit që po kryenin shërbimin e dezinfektimit,ne Vermice dogana e Kosoves, por nuk pranuan të flasin. Nga Dogana e Kosovës dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë thanë se nuk janë përgjegjës për aplikimin e kësaj mase.

Por sipas nje njoftimi ky urdhër në doganen e Kosoves ka ardhur nga ministria e shëndetësisë, ministria e infrastrukturës dhe ajo e punëve të brendshme e Kosoves. Brenda dite në terRitorin e Kosovës hyjnë mesatarisht rreth 400  automjete të transportit dhe vetëm një kompani ka rreth 100 kamione mallrash.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.