Sulmohet me bojë të kuqe Ambasada turke në Athinë

0

Ambasada turke në Athinë është sulmuar me bojë të kuqe gjatë ditës së djeshme.

 Ngjarja ka ndodhur në një moment delikat, teksa dy vendet janë në një konflikt të ashpër sa i  përket çështjes në Mesdheun Lindor. Sulmi ka ndodhur rreth orës 4:20 në rrugën Vassileos Georgiou, pak para kryqëzimit me Rigillis, ku ndodhet ndërtesa e ambasadës turke.

Siç raportojnë edhe mediat greke, pranë ndërtesës së ambasadës turke në Athinë është hedhur bojë e kuqe.

Policia greke ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetime për gjetjen e autorëve.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.