SPAK_ut i shtohen dhe 3 prokurorë të rinj…

0

SPAK i shtohen 3 prokurorë të rinj duke e çuar numrin total të tyre në 12 anëtarë. Sotir Kllapi, Vladimir Mara dhe Dritan Prençi u betuan ditën e sotme para Presidentit Meta, i cili nuk kurseu sulmet për ndërkombëtarët duke paralajmëruar që të shmangen ndërhyrjet e huaja në sistemit të drejtësisë.

Betimi para presidentit shënon dhe fillimin zyrtarisht të detyrës së 3 prokurorëve të SPAK dhe nisjen e misionit për të luftuar korrupsioni  dhe krimin e organizuar.  

“Betohem solemnisht se gjatë kryerjes së detyrës do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë, ligjeve në fuqi dhe do të respektoj rregullat e etikës profesionale!”, tha të tre prokurorët e rinj të SPAK para presidentin Meta.

Dritan Prenci dhe Vladimir Mara kanë qenë të komanduar më parë në pozicion të përkohshëm në SPAK, por më 9 maj me vendim të KLP atyre iu besua mandati i plotë 9-vjeçar.

Ndërsa prokurori Sotir Kllapi është emër i ri që bëhet pjesë e Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion që më herët ka qenë drejtues prokurorie në Pogradec

Nga ana tjetër Presidenti Meta u kërkoi prokurorëve të nisin  menjëherë nga puna dhe të zhvillojnë hetime në mënyrë efikase, profesionale dhe të pavarur. Meta nuk hezitoi edhe të sulmojë ndërkombëtarët duke iu drejtuar përfaqësuesve të sistemi të drejtësisë që të shmangin ndërhyrjet e huaja dhe të respektojnë vetëm Kushtetutën.

“Apeloj që të gjithë përfaqësuesit e sistemit të drejtësisë që të përmbushin detyrën e tyre në mënyrë efikase, profesionale dhe të pandikuar nga çdo ndërhyrje e brendshme apo e huaj, si dhe t’i qëndrojnë përherë besnik vetëm Kushtetutës dhe ligjeve në respekt të saj’, tha Meta.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.