SPAK zyrtarisht nis hetimet për teatrin, caktohet prokurori

0

Prokuroria e Posaçme Anti- Korrupsion ka nisur zyrtarish hetimet për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Raportohet se është caktuar prokuror i çështjes Ervin Kondili.

Mësohet se Kondili ka bashkuar dy kallëzimet e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit në një të vetme, ku dhe ka sekuestruar dokumentacionet e Bashkisë që lidhen me procesin e Teatrit si dhe vendimin e Institucionit të Ndërtimit. 

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kishte planifikuar që sot, së bashku me rreth 2000 aktivistë, në orën 11:00 të shkonin para SPAK, për t’i bërë presion për nisjen e hetimeve për shembjen e Teatrit. Mbetet për t’u parë se si do të vijojë aksioni i kësaj Aleance , pas këtij zhvillimi.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.