SPAK lëshon 22 urdhër arreste për dosjen 339

0

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit  me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme anti-Korrupsion (SPAK) lëshoi 23 urdhër arreste në lidhje me dosjen 339 dhe 339/1 në lidhje me heroinën në Has dhe krimin zgjedhor. 22 urdhër arreste lidhen me krimin zgjedhor në Durrës në tre qendra votimi. Pas hetimeve disa mujore, SPAK ka arritur në përfundimin se 21 komisionerë mes tyre, 14 të PD, LSI dhe PR  dhe 7 të PS-së. Report Tv ka siguruar emrat e personave që janë në hetim dhe përkatësinë politike që përfaqësonin si komisionerë në zgjedhjet e 2017 në tre qendrat e votimit në Durrës.

11 nga komisionerët janë në burg, 8 janë në arrest shtëpie dhe 3 po hetohen në masën detyrim paraqitje. I hetuari i 22-të është një qytetar, që akuzohet se ka votuar në emër të personave të tjerë që kanë qenë në emigrim, jo në Shqipëri. Në mesin e urdhër arresteve janë edhe disa zyrtarë lokalë, të cilët janë të implikuara në një nga çështjet e sipërpërmendura. Ndërkohë që mes të arrestuarve për këtë dosje, por heroinën në Has, pra 339, është arrestuar edhe Fisnik Sadiku.

Ky operacion është zhvilluar gjatë orëve të natës, ndërsa për këtë dosje ka patur edhe më herët të arrestuar. Urdhër arrestet e fundit të lëshuara janë kryesisht për qarkun e Durrësit, ndërsa prokurorët e çështjes deklarojnë se kanë prova të mjaftueshme për të implikuarit. Aktualisht për këtë çështje rreth 40 persona janë në proces gjyqsor.

Tre qendrat e votimit janë në Shetel dhe dy Rubjekë. Por cilat ishin rezultatet e votimit në 2017 në këto tre qendra me manipulimet që u bënë, krahasuar me 2013? Në tre qendrat, PD-ja ka një ngritje nga 2013 në 2017 me +48 vota, PS-ja me +20, ndërsa më shumë rritje ka LSI-ja me 111 vota plus më shumë në 2017 kur u bënë manipulimet krahasuar me 2013. Ndërkohë që në 500 qendra të qarkut të Durrësit, PS-ja ka rritje me 16 përqind, ndërsa në tre qendrat e votimit që u bënë manipulimet 2 përqind.

Mes personave të arrestuar sot për krimin zgjedhor në Durrës përveç komisionerëve është dhe Armelin Zeza një individ anonim, nga fshati Rrubjekë i Durrësit. Hetimi ka provuar se pikërisht, Armelin Zeza, ka votuar në zgjedhjet parlamentare plot 23 herë në fshatin Rrubjekë në emër të emigrantëve. Në tre qendra votimi është provuar nga ana e prokurorisë se 53 persona që nuk kanë qenë fare fizikisht në Shqipëri, kanë votuar, ku në emër të tyre kanë votuar komisionerët e qendrave të votimit dhe në një rast 23 herë ka votuar pikërisht Armelin Zeza.

Nga 23 urdhër arrestet e lëshuara sot nga SPAK për dosjen ‘339’, 21 prej tyre kanë qenë për komisionerët, të cilët i përkasin partive të ndryshme dhe jo vetëm njerës. Por si ka arritur SPAK të dalë në këtë përfundim për komisionerët?

Sipas burimeve prokurorët kanë tërhequr nga arkivi i shtetit kutitë e votimeve, por për të shkuar deri në këtë pikë fillimisht janë përdorur përgjimet. Më pas është vendosur të hapen kutitë nga ku më pas u bë e mundur dokumentimi i shkeljeve.

Aktualisht 11 nga 21 komisionerët janë në burg, 8 janë me arrest shtëpie, ndërsa të tjerët po me detyrim paraqitje.  

Përsa i përket dosjes ajo ka nisur të hetohet që nga 2016 për shkak të indikacioneve të ardhura nga Kosova dhe Gjermania për trafik të drogës. Kjo dosje gjithashtu është e lidhur me dosjen ‘184’ që ndodhet në prokurorinë e Dibrës.

14 nga 21 komisionerët për të cilët SPAK po heton në masën arrest me burg, por edhe në arrest shtëpie dhe detyrim paraqitje janë të PD-së dhe LSI-së, të cilët akuzohen se mbushën kutitë në zgjedhjet e 2017 në tre qendra votimi në Durrës.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.