Sot rikthehet futbolli në Gjermani

0

Sot në orën 15:30 nis epoka e futbollit post koronavirus, e cila do të jetë shumë ndryshe nga ajo që ishte më parë edhe pse nga televizori jo gjithçka do të duket. Skuadrat kanë rënë dakord të zbresin në fushë me një protokoll prej 50 faqesh, ku parashikohen masa detajiste për mbrojtjen e shëndetit për 300 personat të cilët do të jenë në stadium.

Nga sot nuk do të lejohen më pyshtyrjet në fushë, pirja e ujit nga një bidon me shokun e skuadrës ose të kolegut, festa duke u përqafuar në rast goli apo përplasja e duarve. I vetmi kontakt fizik që do të lejohet do të jenë përplasjet në fushë mes lojtarëve. Edhe gjatë zëvendësimeve lojtarët do të përshëndetën së largëti me njëri-tjetrin.

Futbollistët janë këshilluar të udhëtojnë drejt stadiumit me makinat e tyre, ndërsa transporti i skuadrave gjithsesi do të jetë me dy autobuza, pasi duhet shmangur mbipopullimi në bord. Hyrja në fushë për skuadrat do të bëhet me radhë, ndërsa për pjesën e fushës që do të mbahet gjatë lojës do të zgjidhet që në tunel. Nuk do të ketë shtrëngim duarsh, shkëmbime flamujsh apo maskota. Sakaq topat e lojës do të jetë të dezinfektuar.

Do të lejohen 23 gazetarë televizivë dhe 10 të shtypit të shkruar. Në tribunë, delegacionet e skuadrave do të përbëhen nga vetëm 8 persona, ndërsa ato të miqve nga 4. Por do të lejohen edhe 8 pjesëtarë të stafeve teknike. Në fushë, do të ketë 5 arbitra, 22 lojtarë, 18 rezerva, 20 mes trajnerëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre, 4 djem që mbledhin topat, 3 persona të higjienës, 3 fotografë, 4 mjekë dhe 15 kameramanë. Kur të bjerë vërshëllima e parë sot për rifillimin e kampionatit gjerman, tifozët do të vënë re shumë pak ndryshime nga televizori.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.