Sot protesta e dytë e Aleancës së Teatrit ‘për rrëzimin e qeverisë’!

0

Ditën e sotme Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit do të zhvillojë protestën e dytën pas shembjes së godinë, me një kauzë të re, rrëzimin e qeverisë. Pas një dite ‘pauzë’, kjo në respekt të besimtarëve mysliman pasi e marta përkonte me natën e Kadrit, Aleanca do të zbresë në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ përballë Ministrisë së Brendshme.

Krah tyre, ashtu si kurse edhe në protestën e kaluar, do të jetë edhe opozita, me kryedemokratin Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi. Këto të fundit u zotuan se do ta mbronin godinën me trupat e tyre, por një premtim të tillë nuk arritën që ta mbanin, për këtë arsye u bashkuan krah aktivistëve tashme me një qëllim të përbashkët “të rrëzojnë qeverinë Rama”.

Protesta e kaluara u mbaj në orën 16:30 dhe zgjati për mbi 2 orë, ku nuk munguan disa incidente të vogla, por që në tërësinë e saj u karakterizua me qetësi. Mbetet për t’u parë, nëse sot si dy ditë më parë do të përjashtohet opozita nga fjalimet politike.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.