Sot pritet të votohen ndryshimet kushtetuese, për listat zgjedhore dhe koalicionet parazgjedhore

0

Sot përfundon sesioni parlamentar i punimeve të Kuvendit të Shqipërisë, për të rifilluar më pas në muajin shtator.

Në seancën e sotme, që do të nisë në orën 10:00, pritet të votohen ndryshimet kushtetuese, për listat zgjedhore dhe koalicionet parazgjedhore, çështje që kundërshtohen nga opozita jashtëparlamentare

Pas 5 orësh diskutime, këshilli politik mbylli mbrëmjen e djeshme diskutimet pa një dakordësi lidhur me ndryshimet kushtetuese. Palët nuk ranë dakord për hapjen 100% të listave dhe koalicionet.

Partia Demokratike kërkoi ndryshimet kushtetuese vetëm për sa i përket hapjes 100% të listave.

“Propozimi jonë ka qenë shumë i qartë, që do të çonte në kompromis, që listat të ishin 100% të hapura dhe më pas ndryshimet të bëheshin në Kodin Zgjedhor. 

Koalicionet nuk kanë qenë për asnjë sekondë problemi i zgjedhjeve në Shqipëri, nuk ka asnjë rekomandim i OSBE që thotë hiqni koalicionet dhe nuk ka qenë në asnjë moment pjesë e propozimeve tona”, tha Oerd Bylykbashi.

Ndërkohë, Partia Socialiste i mëshoi qëndrimit të saj për ndryshimet kushtetuese dhe për koalicionet.

“Oferta e tyre nuk ofron kompromis, por kërkesa e tyre është një sabotim për këtë proces që sapo ka nisur. Doli e qartë dhe ndryshimet kushtetuese nuk pengojnë hapjen e listave dhe atë të koalicioneve dhe e dyta në frymën e bashkëpunimit të marrëveshjes së 5 qershorit jemi të hapur për t’u ulur me PD-në për të vendosur se si do të hapen listat dhe si do të formohen koalicionet.

Fatkeqësisht, ato nuk po gjejnë atë model për të mbajtur koalicionet, nuk kanë asnjë model të vendeve evropiane dhe u kemi thënë që të gjejnë një model të tillë”, u shpreh Damian Gjiknuri.

Pavarësisht paralajmërimit të opozitës se ndryshimet e njëanshme do të minonin marrëveshjen e 14 janarit mbi bazën e së cilës u krijua dhe Këshilli Politik, si dhe marrëveshjen e 5 qershorit e arritur me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar, mazhoranca duket e vendosur për t’i shkuar deri në fund miratimit të ndryshimeve kushtetuese.

“Unë jam i bindur se do të votohen”, u shpreh përfaqësuesi i PS në këshillin politik Damian Gjiknuri.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.