Sot në selinë e BE-së mbahet raundi i ri i dialogut në nivelin të lartë politik mes Kosovës dhe Serbisë

0

Pas Uashingtonit, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, do të jenë sërish përballë njeri-tjetri në përpjekje për të mbyllur kapitullin e njohjes reciproke mes dy vendeve.

Ajo që ra në sy përpara takimit të sotëm ishte prania në Bruksel dhe takimet me krerët e dy delegacioneve të të dërguarit special të SHBA për Ballkanin Perëndimore, Matthew Palmer. 

Palmer së bashku me të dërguarin e BE për bisedimet Kosovë-Serbi u takua me kryeministrin Hoti dhe presidentin Vuçiç. I kënaqur për atë që e cilëson koordinim të plotë mes SHBA dhe BE për dialogun Kosovë-Serbi, u shfaq kryeministri Hoti përmes një reagim në Facebook.

“Sot në Bruksel takuam Emisarin Special të BE-së për dialog në mes të Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, dhe zëvendës ndihmës sekretarin e Departamentit të Shtetit te SHBA-ve, Matthew Palmer. Diskutuam për zhvillimet në dialog deri më tani dhe takimin e nesërm të nivelit të lartë.

Jam shumë i kënaqur që po shoh koordinim të plotë në mes të BE-së dhe SHBA-së lidhur me marrëveshjen finale në mes të Kosovës dhe Serbisë”, shkruan Hoti.

Takimit të sotëm të nivelit të lartë politik i ka paraprirë për dy ditë me radhë takimi i nivelit të ekspertëve.

Koordinatori shtetëror i Kosovës, Skënder Hyseni, është shprehur optimist pas takimeve duke theksuar se ka përafrim të dukshëm të qëndrimeve për ato që i quan elemente të një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për njohje reciproke.

Ndërsa presidenti serb, Vuçiç, tha se do të hedhë në tryezë çështjen e asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, pasi të jenë trajtuar si temat kryesore të parapara për këtë raund bisedimesh që kanë të bëjnë me personat e zhdukur gjatë luftës dhe personat e zhvendosur dhe çështjet ekonomike.

Pas takimit që edhe presidenti serb pati me të dërguarin special për Ballkanin Perëndimore, Matthew Palmer, dhe të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, Vuçiç në një reagim në rrjetet sociale shkroi se BE-ja ngulë këmbë të drejtojë dialogun politik.

“BE-ja padyshim që dëshiron një rol kyç për veten dhe dëshiron që ajo të jetë drejtuesja e këtij procesi. Ata po analizojnë atë që është bërë në Uashington dhe mendoj se ata duan të përdorin një pjesë të asaj që është arritur në Uashington për të bërë përparim më të shpejtë”, – shkroi Vuçiç.

Presidenti i Serbisë tha se dialogu me Prishtinën është detyrim i shtetit, të cilin e ka marrë nga paraardhësit e tij. Vuçiç gjithashtu deklaroi se ai beson se do të ketë përparim në raundin e ardhshëm të dialogut dhe paralajmëroi se në takimin e radhës do të ngrejë çështjen e asociacionit të komunave me shumicë serbe. 

Miroslav Lajçak në një reagim në Twiteer bëri të ditur se kanë qenë dy ditë negociatash intensive të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë edhe në bashkëpunim me të dërguarin amerikan Matthew Palmer.

Takimi i së hënës në Bruksel pason dakordimin e të dyja palëve për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike në Shtëpinë e Bardhë, që u vlerësua lart nga Shtetet e Bashkuara. Presidenti Trump e cilësoi si një “një tjetër angazhim historik”, ndërsa vlerësoi kurajën e të dy udhëheqësve për të arritur një pajtim të tillë.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka bërë të ditur se nesër ai do të takohet në Bruksel dhe me sekretarin e përgjithshëm të NATOS-s Jens Stoltenberg.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.