SOT JEMI TË GJITHË SHQIPTARË, PSE NË DHIMBJE NUK EKZISTOJNË KUFIJ

0

Portali më i frekuentuar në Greqi, “in.gr”, ka publikuar një shkrim të redaktorit të vet, Lefteris Haralampopoulos me titull “Sot jemi të gjithë shqiptarë, pse në dhimbje nuk ekzistojnë kufij” dhe nëntitull “Shqipëria ka nevojë për solidaritetin tonë në këto momente të vështira. Sepse të dy popujt kanë nevoja të përbashkëta, fat të përbashkët dhe të ardhme të përbashkët”.

Më poshtë vijon shkrimi:

Kur komshiu ynë përballet me një tragjedi, atëherë ka nevojë për solidaritetin dhe ndihmën tonë.

Shqipëria është fqinja jonë dhe me popullin e saj kemi lidhje historike.

Dhe këto lidhje u bënë shumë më të fuqishme nga momenti kur qindra mijëra shqiptarë erdhën në vendin tonë në kërkim të një fati më të mitë.

Punuan shumë, shpesh në kushte mjerane, u ndeshën me një mori problemesh (që nga ato burokratiket dhe punëdhënësit cinikë e deri te racizmi i hapur në mjaft raste), por ia arritën të bëjnë prokopi.

U detyrohemi shumë, qoftë dhe pse ndonjëherë bëjmë sikur duam ta harrojmë.

Tani Shqipëria ka nevojë.

Po përballet me një katastrofë kolosale.

Numëron viktima dhe dëme.

Nevojitet çdo ndihmë dhe mbështetje.

Duhet ta japim.

Shumë mirë bëri qeveria greke dhe shërbimet publike në këtë drejtim.

Duhet të bëjë akoma më shumë edhe shoqëria civile.

Shikoj në televizion mirënjohjen  me të cilën reagojnë qytetarët shqiptarë ndaj indicieve të para të solidaritetit grek.

Kjo është përgjigjja më e mirë ndaj atyre që investojnë te racizmi dhe retorika nacionaliste.

Sepse të gjithë popujt, në momentin e duhur, e kuptojnë që kufij nuk ekzistojnë as në dh8imbje e në tragjedi, por as në humanizmin.

Solidariteti mund të ndërtojë ura dhe të ndërtojë lidhje ndërmjet popujve.

Të thyejë paragjykime.

Të tregojë fuqinë e bashkëpunimit.

Të rrëzojë stereotipat që ekzistojnë për Ballkanin.

Të krijojë zona të vërteta paqeje, miqësie dhe bashkëpunimi.

Dhe kjo nuk është punë vetëm e qeverive dhe e politikanëve.

Është në dorën e të gjithë neve.

Komshiu ka nevojë për ndihmën tonë.

T’ia japim me gjithë shpirt dhe pa prapamendime.

Solidariteti kurrë nuk shkon dëm.

Comments

comments

Share.

About Author

Abdurahim Ashiku

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.