Situatë dramatike në Itali, 627 persona humbin jetën 24 orët e fundit …

0

Shkon në 4,032 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Itali, ndërsa 627 persona kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit. Ky është numri më i lartë i të infektuarve brenda një dite, i arritur deri tani. Sipas të dhënave të fundit nga autoriteti shëndetësor rreth 4.670 persona të tjerë janë infektuar, duke çuar numrin e përgjithshëm në 37.860 persona.

Ndërkaq, referuar situatës së vështirë me të cilën po përballet vendi, kryeministri Giuseppe Conte pritet të bëhet publik nga momenti në moment, masat e reja shtrënguese, të cilat sipas mediave italiane nuk do të përfshihen në dekretin e ri Presidencial, për shkak të efektit të tyre korrektues.

Ndër masat në shqyrtim ishte ndalimi i aktivitetit fizik në natyrë, mbyllja e supermarketeve dhe qendrave tregtare gjatë fundjavës, ndalesa për të kaluar në shtëpitë e dyta. Palazzo Chigi megjithatë saktëson se “marketet, supermarketet, dhe dyqanet ushqimore do të qëndrojnë të hapura gjatë fundjavës”.

Mënyra e re e kontrolleve do të fillojë nesër “dhe do të vijoi deri në një njoftim të mëtejshëm”. Po ashtu, pas marrjes së masave të reja pritet të shtohen kontrollet për të gjitha makinat në rrugë, me radhë dhe jo më vetëm kontrolle të rastësishme.

Në shërbimin e shërbimit të vendosur sot nga Komanda e Përgjithshme e Policisë lokale të Romës, rekomandohet gjithashtu “qëndrueshmëri në kontrollet” e “ecjes”. Për më tepër, kontrolle më të mëdha pritet të ketë në parqe.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.