Shtyhet afati për regjistrimin e pronësisë së mjetit deri në 31 dhjetor

0

Përhapja e pandemisë COVID ka penalizuar një sërë projektesh të ndërmarra nga shumë institucione të ndryshme. I tillë është edhe rasti i regjistrimi i ndryshimit të pronësisë së mjetit. proces që kishte nisur në muajin janar dhe që pritej të përfundonte në fillim të muajit mars. por situata e krijuar e ka bërë të pamundur mbylljen e këtij procesi brenda afatit të parashikuar. Report TV ka mësuar se afati i ri se kur duhet të përmbyllet ky proces është 31 dhjetori 2020.

Drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhe, u shpreh se ky projekt tashmë është në plan të dytë dhe se pritet të përmbyllet deri më 31 dhjetor 2020.

“Ju e dini që ka persona që në Bari, Itali, Spanjë, Gjermani të cilët edhe të duan nuk kthehen dot dhe i kanë mjetet në Shqipëri. Ne nuk mund ti penalizojmë dot këta për mosardhje për mosparaqitje dhe të tjetër kështu që ne e kemi shtyrë deri në 31.12.2020 përsa i përket penaliteteve të blerësve të cilët nuk kanë kaluar automjetin në emrin e tyre”, tha Gonxhja.

Sipas Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor pas përfundimit të afatit fillon aplikimi i masave administrative gjobë për palën blerëse që nuk e paregjistruar mjetin në emrin e tij, dhe masa varion nga 10.000 – 40. 000 lekë. Në rast se mjeti nuk regjistrohet nga blerësi, shitësi rrezikon që të ngarkohen me detyrime të shumta nëse blerësi nuk paguan taksa apo e përdor mjetin për ngjarje kriminale. Por edhe blerësi rrezikon pasi për këtë makinë mund të jetë dhënë ndonjë urdhër ndalimi pas aktit të shitjes-blerjes.

Ndryshojnë dhe targat e makinave, tashmë vijnë më të modernizuara dhe me element të shtuar të sigurisë. Nëpërmjet një deklarate Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor ka njoftuar se targat e reja janë gati dhe janë të standardeve të Bashkimit Evropian, kanë prioritet sigurinë publike dhe janë të a-falsifikueshme, të patjetërsueshme, me numrin më të lartë të elementeve të sigurisë.

Këto targa nuk nxjerrin nga qarkullimi targat aktuale, por tashmë çdo drejtues mjeti që bën targat, do të vendosen në mjetin e ri targat më të fundit të prezantuara nga DPSHTRR.

Këto targa kanë plot 15 elementë të shtuar sigurie përfshirë prokat, kuposje, stampim apo edhe barkodi që do ti vendoset çdo targe.

Disa nga elementët e targave të reja janë, standardit europian me alumin që të jetë pa asnjë efekt negativ për ambientin, ka hologramë  të personalizuar me logo enti dhe logo kombëtare, çdo targë do të ketë një barkod, dhe DPSHTRR do regjistrojë për secilin mjet dhe barkodet përkatëse të targave të mjetit. Ka po ashtu simbole katrore, me shqiponjë dhe me germën A.

Ky ndryshim cilësor dhe ky investim, mundësohet nga DPSHTRR pa rritur tarifat ekzistuese për regjistrimin e mjeteve.

Targat ‘moderne’ për makinat

13 / 131 / 132 / 133 / 134 / 135 / 136 / 137 / 138 / 139 / 1310 / 1311 / 1312 / 1313 / 131 / 13

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.