Shtohet edhe një formular në kërkesat e Ministrisë së Arsimit ndaj fëmijëve, mësuesve dhe prindërve

0

Në prag të nisjes së vitit shkollor janë shtuar edhe kërkesat e Ministrisë së Arsimit ndaj fëmijëve, mësuesve dhe prindërve, me qëllim frenimin e përhapjes së pandemisë së Covid-19.

Sipas formularit, prindërit do duhet të raportojnë çdo ditë para fillimit të mësimit tek mësuesi/sja kujdestare gjendjen shëndetësore të fëmijës, por edhe të familjarëve të tjerë të familjes.

Prindërit pasi të kenë bërë kontrollin e fëmijës mbi gjendjen shëndetësore, do duhet që të dhënat t’ia dërgojnë mësuesit apo mësueses kujdestare përmes postës elektronike e-mail.

Prindërit e nxënësve në formularin shëndetësor duhet të deklarojnë të dhënat si vijon:

1-Nuk kam patur kontakte me persona të ardhur nga jashtë gjatë kohës së pandemisë.

2-Nuk kam udhëtuar jashtë që nga periudha e shfaqjes së pandemisë.

3-Nuk kam patur temperaturë, kollë, diarre apo shenja të tjera të sëmundjes.

4-Fëmija im nuk ka patur temperaturë .

5-U njoha me rregulloren e hartuar nga shkolla për masat parandaluese të përhapjes së infeksionit COVID-19.

6 U njoha me kufizimet dhe penalizimet që parashikon kjo rregullore.

7-Marr përsipër përgjegjësinë prindërore për të mbajtur komunikim korrekt me institucionin dhe se nuk do të shkel ose bëhem shkak për shkelje të rregullave të parashikuara në të.

Punonjësit mësimorë, në këtë rast stafi pedagogjik, duhet të raportojnë mbi kërkesat e mëposhtme:

1-Nuk kam patur kontakte me persona të ardhur nga jashtë gjatë kohës së pandemisë.

2-Të prekur nga zonat e kuqe të prekura nga pandemia dhe as unë e asnjë nga pjesëtaret e familjes nuk ka pasur shenjat karakteristike të sëmundjes.

3-Nuk kam udhëtuar jashtë që nga periudha e shfaqjes së pandemisë.

4-Nuk kam patur temperaturë, kollë, diarre apo shenja të tjera të sëmundjes. 

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.