Shqiptarët te cileve autoritetet greke nuk u anulojnë gjobën, do rimbursohen 100%

0

Pas shqetësimit të emigrantëve që denoncuan se janë gjobitur nga pala greke për tejkalim të afatit 90 ditor të qëndrimit në vendin fqinj, kryeministri Edi Rama ka reaguar duke deklaruar se autoritetet greke do të rishikojnë të gjitha gjobat e vendosura.

Gjithashtu Rama shprehet se nëse autoritetet greke nuk do t’ua anulojnë gjobën shqiptarëve që u bllokuan në vendin fqinj për shkak të koronavirusit, qeveria shqiptare do i rimbursojë 100%.

Një lajm me rëndësi. Zyra ime ka qene ne kontakt te vazhdueshem me autoritetet greke, pas lajmit te bere publik te gjobitjes se disa shtetasve shqiptare qe kane tejkaluar afatin 90 ditor te qendrimit ne Greqi gjate muajve te fundit.

Autoritetet greke do te rishikojne te gjitha gjobat e vendosura, nderkohe kane siguruar se ne kohezgjatjen e pandemise vendosja e gjobave do te ndodhe vetem ne rastet flagrante, ku shkelja e afateve nuk ka lidhje me situaten e krijuar nga covid19.

Unë i siguroj të gjithë qytetarët shqiptarë te cileve autoritetet greke nuk do t’ua anulojne gjoben, se do te rimbursohen ne masen 100% nga qeveria e republikës së Shqipërisë” tha Rama.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.