Shqiptarët që udhëtojnë drejt Italisë, do të kryejnë tamponin falas nga autoritetet e shtetit fqinj

0

Shqiptarët që janë brenda kategorive të udhëtimit drejt Italisë, do të kryejnë tamponin falas nga autoritetet e shtetit fqinj, dhe do të qëndrojnë në karantinë maksimumi për 48 orë në pritje të përgjigjes së rezultatit nëse janë apo jo të infektuar nga COVID-19.

Kategoritë e lejuara të qytetarëve shqiptarë që mund të udhëtojnë drejt Italisë dhe nga Italia drejt Shqipërisë janë :

Lejohet hyrja ne Itali e qytetareve shqiptare që janë rezidente dhe të pajisur me leje qëndrimi italiane. (mbetet në fuqi detyrimi i izolimit/ karantinimit të mirëfilltë për 14 ditë).
Lejohen udhëtimet për qëllime studimore;
-për nevoja pune te provuara
-për nevoja shëndetësore të provuara
-Lejohet të hyjnë në Itali, anëtarët e ngushtë të familjeve te qytetareve shqiptare me leje qëndrimi dhe rezidence Italiane (bashkëshorti/bashkëshortja, fëmijët deri në 21 vjeç, prindërit bashkëjetues, anëtarët e tjerë të familjes të varur për arsye të aftësisë së kufizuar), te provuara me dokumentacionin përkatës.

Udhëtimi i parë me rregullat e reja të vendosura në Itali, u bë në fluturimin nga Tirana drejt Perugias në orën 14:00, ku shqiptarët e këtij fluturimi me avion, kryen tamponin falas nga ekipet mjekësore. Udhëtarëve u merren të dhënat personale si dhe adresa ku do të qëndrojnë në mënyrë që të kontaktohen nëse ata rezultojnë pozitiv, ku sipas rregullave, më tej duhet të qëndrojnë në izolim për 2 javë.   

Ndërsa Polonia hapi kufijtë edhe për turizëm, një vendim krejt i papritur i saj ditën e shtunë, çoi në mbylljen e kufijve për shkak të situatës me koronavirusin, duke sjellë kthimin pas të në atdhe të shqiptarëve jo rezidentë. Ministrja shqiptare e Punëve të Jashtme tha se kthimi i shqiptarëve të bllokuar në aeroportin e Varshavës u bë mëngjesin e së dielës me një avion charter. Të vetmit që do të lejohen të udhëtojnë, janë rezidentët në Poloni, studentët, diplomatët dhe personat që janë me kontrata pune.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.