Shqipërisë i duhen gjyqtarë të rinj të pavarur nga politika

0

Ambasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca shprehet se Shqipëria ka nevojë për gjyqtarë dhe prokurorë të rinj që janë vërtetë të pavarur dhe të gatshëm që të rezistojnë nga presionet e politikës dhe medies. E ardhmja e gjyqësorit shqiptar, Soreca thotë se është në duart e Shkollës së Magjistraturës.

Reforma në drejtësi po ecën përpara dhe zbatimi i saj duhet të vazhdojë. Fantastike të shohësh kaq shumë të rinj shqiptarë të gatshëm të jenë pjesë e sistemit të ri të drejtësisë. Ne i urojmë suksese të gjithë aplikantëve të sotëm për magjistratë dhe këshilltarë, 277 kandidatë për 100 poste për këtë vit akademik të Shkollës së Magjistraturës.

Shkolla ka në duart e saj të ardhmen e reformës në drejtësi – dhe BE-në përkrah saj. Shqipëria ka nevojë për magjistratë të rinj që janë vërtet të pavarur, të gatshëm të rezistojnë nga ndërhyrja politike dhe presioni i medieve” shkruan Soreca.

Dje ishte ambasadorja e SHBA, Yuri Kimqë bëri thirrje për qëndresë përballë sulmeve që sipas saj po i bëjnë sistemit të ri ata që nuk e duan, pasi kanë frikë prej saj.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.