SHQIPËRIA IME

0

SHQIPËRIA ËSHTË EDHE IMJA…

Meditim


Shqipëria është edhe imja,
zotërinj kuvendarë…
Shqipëria është edhe e jona,
zotërinj pushtetarë…
Nuk jemi pak,
jemi shumë,
shpërndarë nëpër botë,
nga njeri skaj në tjetrin,
në të gjithë kontinentet,
në stere e në ishuj…
Jemi një e treta e Shqipërisë së “vogël”,
asaj Shqipërie që na e prenë,
na e dogjën,
na e rrëmbyen…
Dje nga Evropa…
Sot nga ju,
gropa.
Kemi ikur nga AJO,
nëna jonë e madhe,
jo për ta braktisur,
jo për ta harruar,
por për ta ndërtuar,
për t’i vënë krahët,
lart ta ngremë,
jo ti vëmë duart,
në humnerë ta lemë…
Një miliard euro,
rrjedhin nga ne
nëpër damarë,
në sistemit bankar e postar,
një miliard të tjera,
dorë më dorë njerëzve tanë
 ta mbajnë gjallë Nënën tonë.
E mbajnë gjallë Shqipërinë,
“Të bukurën e Dheut”,
Pjesën tonë,
Jo tuajën…
Dhe do ta mbajnë sa të jemi gjallë…
Çdo ditë e javës,
e enjtja në veçanti,
është turpi juaj…
Turpi që edhe ne na mbulon,
kokën na e ul,
kurrizin na e përkul…
Ç’bëhet në Shqipëri?-
na pyesin njerëz me dije e kulturë,
në dhe të huaj,
ku jetojmë?
Nuk dimë ç’të themi,
si t’i lidhim germat,
fjalëve në fjali,
si të përgjigjemi.
Nuk e di…
Ju shani,
bërtisni,
këlthisni,
gjuani me çizme,
kërcënoni…
“Hajdutë, kriminelë”…
Dhe kush e thotë…
Hajdutët e kriminelët…
Që vendin shkatërruan,
vetën pasuruan,
Varfërinë ndërtuan…
Ku i gjeni gjithë ato të pista fjalë,
rrugëve tërë pluhur e baltë?…
Shqipëria është edhe imja…
Shqipëria është edhe e jona…
Fizikisht larg jemi…
Shpirtërisht aty na keni…
Mos na e merrni Nënën…
Mos na lini jetim…
Noli thoshte:
Shqipëri mos ki frikë,
Ke djemtë në Amerikë…
Jemi shtuar,
Në Evropë…
Azi…
Afrikë…
Australi…
Miliona… numëruar…

Abdurahim Ashiku
Athinë, shkurt

Comments

comments

Share.

About Author

Abdurahim Ashiku

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.