Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në prag të çeljes së negociatave…

0

Bashkimi Evropian do të fillojë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, sipas një projektvendimi unanim të 27 vendeve anëtare të bllokut, i cili u pa nga Reuters të hënën dhe pritet të përfundojë këtë javë.

Të dy vendet e Ballkanit Perëndimor kishin parë shpresat e tyre duke u shuar vazhdimisht në vitet e fundit pasi Franca dhe Hollanda shihnin me skepticizëm në lidhje me rekordet e tyre mbi demokracinë dhe luftën kundër korrupsionit, nga frika se mos lejonin anëtarët e rinj në një kohë kur kohezioni i bllokut ishte dëmtuar tashmë nga Brexit.

Por Parisi dhe Haga kanë lehtësuar kundërshtimet e tyre javët e fundit. Parisi dhe Haga, shton Reuters, i kanë zbutur objeksionet e tyre muajin e kaluar dhe Brukseli duket se po shkon drejt miratimit të nisjes së negociatave, pavarësisht nga situata e krijuar nga koronavirusi. “Nuk mendoj se situata e koronavirusit do të ndikojë në vendimin e vendeve anëtare”, tha për mediat kreu i politikës së jashtë të BE Joseph Borrell.

Greqia nuk ishte ende në bord para fundjavës së vendimit, i cili kërkon unanimitet të të gjithë anëtarëve të BE, por burime diplomatike thanë se Athina ka dhënë miratimin e saj pasi drafti i fundit përfshinte një gjuhë më të fortë për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Shqipëri.

Reuters, duke cituar burime diplomatike në Athinë, thekson se Greqia ka dhënë tashmë miratimin e saj për këtë draft, që kërkon unanimitetin nga të gjitha vendet që të hyjë në fuqi. Sipas këtyre burimeve, OK i Athinës është dhënë pasi në tekst janë përfshirë edhe kushte të Greqisë për mbrojtjen më të madhe të të drejtave të minoriteteve në Shqipëri e Maqedoni.

Marrjen e një vendimi pozitiv e ka mundësuar edhe ndryshimi i qëndrimit të presidentit francez Macron, që i kishte kërkuar Brukselit reformimit e procesit të aderimit të vendeve kandidate, çka Komisioni Evropian e miratoi.

Nëse asnjë vend nuk kundërshton, vendimi pritet të miratohet zyrtarisht në mes të javës, shtuan burimet.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.