Shkolla nisi mes rrëmujës…

0

Ashtu siç pritej ky vit shkollor do të ishte ndryshe, pasi nxënësit do të duhet të adoptohen me rregullat e reja të imponuara nga COVID-19.

Megjithatë, ndryshe nga sa ishte parashikuar respektimi i këtyre rregullave nuk ka qenë edhe aq i lehtë. Nuk kanë qenë të pakta rastet që janë krijuar grumbullime të prindërve dhe fëmijëve përpara dyerve të shkollave.

Në shkollën 9-vjeçare ‘Sabaudin Gabrani’ edhe pse ishin të vendosura forca policie për të siguruar ruajtjen e distancës dhe pajisjen me maska sërish ishte e vështirë të respektojë protokollin

Për stafin e shkollës ishte e vështirë të mundësohej menaxhimi i fëmijëve, duke shkaktuar vonesa ne nisjen e mësimit.

Kjo situatë detyroi drejtuesit e shkollës te hapnin derën dhe të gjithë nxënësit të futeshin në shkollë pa radhë.

Megjithatë midis rrëmujës së krijuar nuk munguan lulet për mësueset, si dhe gëzimi i fëmijëve që do të uleshin për herë të parë në bankat e shkollës.

Ndryshe nga sezonet e mëparshme, këtë vit 480 mijë nxënësve të sistemit parauniveristar do t’u duhet të zbatojnë protokollet e veçanta të Ministrisë së Shëndetësisë, në mënyrë që të shmangin infektimet masive.

Normaliteti paraqitet më i vështirë për 31 mijë nxënësit e klasave të para. 

Në shkollat me mbi 1000 nxënës mësimi do të jetë i alternuar me 4 turne, në mënyrë që klasat të kenë një kapacitet të kufizuar nxënësish prej 20 personash për klasë.

Çdo ditë para nisjes së shkollës, çdo prind dhe fëmijë duhet të plotësojë një formular, ku deklaron se nuk është i prekur me COVID apo që nuk ka shenja të ngjashme me ato të virusit.

Fëmijët mbi 10 vjeç duhet të mbajnë maska në ambientet e shkollës, ndërsa nxënësit duhet të respektojnë distancën me njëri-tjetrin.

Fëmijëve nuk u lejohet që të dalin nga shkolla pa mbaruar mësimin, ndërsa për t’u kujdesur për mbarëvajtjen e mësimit dhe respektimin e masave anti- COVID, çdo shkollë është e pajisur më një mësues koordinator.

Këtë vit do të aplikohet dhe mësimi në ambientet e jashtme, në shkollat që i kanë mundësitë.

Ndërkohë, këtë vit 94 shkolla në mbarë vendin nuk do të hapen, për shkak të dëmtimeve që kanë pësuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.