SHBA rrit praninë ushtarake në Siri

0

Shtetet e Bashkuarakanë rritur praninë e tyre ushtarake në Siri pas një serie ‘përplasjesh’ me forcat ruse që kanë çuar në rritjen e tensioneve në vend.

Sipas BBC, zyrtarët amerikanë konfirmuan se gjashtë automjete luftarake Bradley dhe rreth 100 trupa shtesë janë bërë pjesë e forcave ushtarake në verilindje të Sirisë.

Incidentet midis forcave amerikane dhe ruse që patrullojnë në këtë pjesë të vendit janë rritur gjatë këtyre muajve dhe, sipas kapitenit të marinës amerikane Bill Urban, trupat shtesë do rrisin “sigurinë dhe e forcave të koalicionit”.

“Shtetet e Bashkuara nuk po kërkojnë konflikt me ndonjë komb tjetër në Siri, por do të mbrojnë forcat e koalicionit nëse është e nevojshme,” – tha marinsi amerikan

Urban gjithashtu drejtoi gishtin nga Moska teksa tha se “Këto përforcime janë një sinjal i qartë për Rusinë dhe që Moska dhe palët e tjera të shmangin veprimet. e rrezikshme dhe provokuese në Sirinë veri-lindore.

Një zyrtar tjetër që nuk u identifikua tha: “Këto veprime dhe përforcime janë një sinjal i qartë për Rusinë që t’iu përmbahet proceseve për shmangien e konfliktit dhe veprimeve joprofesionale, të pasigurta dhe provokuese të saj dhe të palëve tjera në verilindje të Sirisë”.

Gjatë viteve, forcat amerikane dhe ruse janë ndeshur mes vete në incidente të ndryshme në Siri, por incidentet e fundit kanë qenë më të tensionuara.

Në fund të gushtit, shtatë ushtarë amerikanë u lënduan në një përplasje me një automjet të ushtrisë ruse. Qeveritë e Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara e fajësuan njëra-tjetrën për përplasjen, e cila ishte incizuar dhe publikuar në rrjete sociale.

Rusia dhe Shtetet e Bashkuara përkrahin palë kundërshtare në konfliktin e Sirisë. Përderisa Shtetet e Bashkuara i përkrahin luftëtarët kurdë, Rusia i përkrah forcat qeveritare të Asadit.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.