SHBA përshëndet synimin e Serbisë për ta shpallur Hezbollahun organizatë terroriste

0

SHBA përshëndetën synimin e Serbisë për ta shpallur Hezbollahun organizatë terroriste.

Në një deklaratë, Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha se njoftimi i Serbisë është një tjetër hap i rëndësishëm që kufizon aftësinë e këtij grupi terrorist të mbështetur nga Irani për të vepruar në Evropë.

Ai tha se njoftimi është “pjesë e angazhimeve historike që Presidenti Trump siguroi rreth një game të gjerë çështjesh për normalizimin ekonomik midis Serbisë dhe Kosovës, së bashku me hapat që po ndërmarrin të dyja vendet për të ndihmuar në arritjen e paqes në Lindjen e Mesme.”

Në deklaratë thuhet: “Nuk ka dyshim se dominotë po bien njëra pas tjetrës në operacionet evropiane të Hezbollahut, ku ai ka vazhduar të komplotojë sulme terroriste, të sigurojë teknologji ushtarake dhe të mbledhë fonde tepër të nevojshme. Veprimet e fundit nga ana e Gjermanisë dhe Lituanisë kundër Hezbollahut pasojnë ato të ndërmarra vitin e kaluar nga Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova.”

Shtetet e Bashkuara, thuhet në deklaratë, vazhdojnë t’i bëjnë thirrje Bashkimit Evropian dhe vendeve evropiane që ta ndalojnë Hezbollahun në tërësinë e tij dhe të njohin realitetin se kjo është një organizate terroriste në rrënjën dhe degët e saj, pa asnjë dallim midis të ashtuquajturve krah “ushtarak” dhe “politik”.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.