Sërisht tensione në Idlib…

0

Ministria e Mbrojtjes Turke bëri të ditur se më 19 mars dy nga ushtarët e saj u vranë dhe një tjetër u plagos në  Siri ‘ provincën veriperëndimore të Idlib , në një sulm me raketë nga “disa grupe radikale”.

Në një deklaratë të shkruar, ministria tha se grupet radikale në zonën e de-përshkallëzimit sulmuan ushtarët turq, duke shtuar se forcat e saj kishin hapur zjarr ndaj objektivave në zonë.

“Objektivat e përcaktuara në rajon menjëherë u vunë nën zjarr dhe u hakmorëm në përpjesëtim,” thuhet në deklaratë.

Ndërkohë, në një postim në Twitter, Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar shprehu ngushëllimet e tij për familjet e ushtarakëve dhe kombit turk.

Turqia, e cila mbështet rebelët kundër Bashar al-Asadit të Sirisë, ra dakord për armëpushim me Rusinë dy javë më parë pas disa muajsh luftimesh duke u shpërngulur gati 1 milion njerëz në Idlib. Moska mbështet forcat e regjimit sirian.

Të dy ishin të parët nga ushtarët turq të vrarë në Idlib që nga implementimi i armëpushimit.

Më parë, më 19 Mars, Ministria e Mbrojtjes tha që një prej ushtarëve të saj kishte vdekur si rezultat i një sulmi në zemër në Idlib. Ushtari po përgatitej për detyrat e natës më 18 mars

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.