Serbia kërcënon me shpërbërje Bosnjën, nëse njeh pavarësinë e Kosovës

0

Qeveria serbe ka kërcënuar Bosnje Hercegovinën me shpërbërje, nëse ajo njeh pavarësinë e Kosovës.

Ministria e Mbrojtjes serbe publikoi një deklaratë nga Ministri Aleksandar Vulin, i cili paralajmëroi presidentët boshnjakë dhe kroatë të Bosnjes se ai do të mbështeste pavarësinë e Republikës Serbe nëse ata mbështesnin atë të Kosovës.

Kërcënimi vjen në të njëjtën ditë pas një votimi të pasuksesshëm të presidencës trepalëshe të Bosnjes mbi njohjen e Kosovës.

Prej vitesh përfaqësuesit boshnjakë dhe kroatë të presidencës kanë lobuar pro pavarësisë së Kosovës, por gjithnjë janë bllokuar nga përfaqësuesit serbë në presidencë.

Edhe kësaj radhe, Milorad Dodik, kreu i njësisë serbe në Bosnje, votoi kundër.

Vulin kritikoi udhëheqësit boshnjakë dhe kroatë të presidencës, Shefik Xhaferoviç dhe Zhelko Komshiç, për votimin pro pavarësisë së Kosovës.

Ai tha se vota e tyre tregon se ata nuk kujdesen për mendimin dhe ndjenjat e serbëve në Bosnje.

Ministri, në mënyrë ironike, i drejtoi një pyetje presidentit serb Vuçiç se për sa kohë ai planifikon të ruajë integritetin territorial të Bosnjes, ndërsa presidentët e saj nuk respektojnë Serbinë.

Duke vazhduar më tej ‘kritikën’ e tij ndaj Vuçiçit, ministri ‘e paralajmëroi’ atë se nuk mund t’i falë boshnjakët dhe kroatët për “vrasjen e Serbisë”, ashtu si ai i fali ata kur ata u përpoqën ta ‘vrisnin’ atë në Srebrenicë.

Pretendimi i Vulin për një përpjekje për të vrarë Vuçiçin i referohet protestës në vitin 2015, kur presidenti i Serbisë vizitoi Srebrenicën në 20 vjetorin e gjenocidit. Brenda dhjetë ditësh duke filluar nga 11 korrik 1995, forcat serbe vranë 8,372 myslimanë boshnjakë në Masakrën e Srebrenicës.

Vuçiçi mirënjohës ndaj Putinit për ndihmën ushtarake

Në vitin 1995, Vuçiç ishte deputet i Partisë Radikale Serbe nacionaliste ekstreme të djathtë, sekretari i saj i përgjithshëm dhe një nga vullnetarët që vizituan Sarajevën nën rrethim për të mbështetur trupat serbe. Në vitin 1998 ai u bë Ministri i Informacionit i Sllobodan Millosheviç dhe qëndroi në pozicionin e tij gjatë gjithë luftës së Kosovës dhe masakrave të shumta mbi civilët nga ushtria serbe.

Familjarët e 8,372 boshnjakëve të masakruar nga serbët në Srebrenicë nuk e mirëpritën vizitën e Vuçiçit në 2015 dhe protestuan duke hedhur gurë ndaj tij. Kjo është ‘përpjekja për vrasje’ kundër Vuçiç, për të cilën Vulin pretendon se ai ka falur boshnjakët.

Nëse në Bosnje ata janë për një Kosovë të pavarur, unë jam për një Republikë të Pavarur Serbe,” tha në fund të kërcënimit Ministri i Mbrojtjes Aleksandar Vulin.

Mbetet e paqartë nëse ky kërcënim përbën një shkelje të marrëveshjes së nënshkruar në prani të Presidentit Trump, përmes të cilit Serbia u zotua të ndalonte lobimin në vendet për të tërhequr njohjen e tyre të Kosovës.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.