Serbia i trembet një presioni të shtuar nga BE

0

Brukseli të enjten do të faktikisht do ta vëjë Serbinë përballë një ultimatumi, shkruajnë të marten mediet serbe.

Sipas gazetës beogradase “Novosti”, delegacionit të Beogradit, që udhëton për bisedime me Miroslav Lajçakun dhe palën kosovare, në selinë e BE-së do t’i dorëzohet drafti i marrëveshjes gjithëpërfshirëse, që përfshin njohjen e Kosovës nga Serbia.

Burime nga qarqet diplomatike i kanë thënë kësaj gazete se Brukseli përmes Lajçakut, planifikon që shefit të delegacionit serb, Marko Gjuriqit t’ia dorëzojë “draftin sekret, me kërkesën që t’ia përcjellë presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit”.

“Ky draft është përpiluar nga BE-ja pa negociata me ndonjërën palë dhe duke keqpërdorur qasjen e tyre në dialogun teknik. Në tekst kërkohet që Serbia ta pranojë edhe anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe organizatat tjera ndërkombëtare”, shkruajnë mediet serbe t’u ketë thënë ky burim diplomatik.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.